1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia duhet të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare

DW16 Shkurt 2007

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Shefer ka garantuar serbët se Kfori do të jetë në Kosovë për sigurinë e tyre

https://p.dw.com/p/ArYV
Familje serbe në Kosovë
Familje serbe në KosovëFotografi: dpa

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Shefer pas takimit të djeshëm me kryetarët serbë të komunave veriore ka përcjellë mesazhin se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Gjithashtu Scheffer i ka garantuar serbët se Kfori do të jetë në Kosovë për sigurinë e tyre.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer i ka bëri thirrje Serbisë të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare në çështjen e statusit të Kosovës. Refuzimi i planit Ahtisari nga ana e parlamentit serb e përforcon atë në kërkesën e tij ndaj partive politike serbe për të qenë konstruktive, tha Scheffer, duke theksuar se nuk ka alternativë tjetër për këtë.

Po dje Scheffer tha në Prishtinë se NATO-ja, nuk do të tolerojë perdorimin e dhunës nga askush. Ky ishte mesazhi që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ua transmetoi autoriteteve ndërkombëtare dhe vendore në Prishtinë.

Pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATOS Jaap de Hoop Scheffer dje në Kosovë, sot paradite në Bruksel i ngarkuari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, ku pritet që Ahtisari t'i prezantojë Scheffer planin e tij për Kosovën.