1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia e ka humbur Kosovën

9 Shkurt 2006

Nga numri i sotëm i gazetës Neue Zürcher Zeitung kemi shkëputur pjesë nga artikulli që merret me reagimet serbe ndaj qëndrimeve britanike për Kosovën si dhe artikulli mbi reagimet e moderuara te myslimanëve ballkanas ndaj kontroversave për karikaturat e Mohamedit dhe luftën e kulturave.

https://p.dw.com/p/ArrT
Logo e gazetës
Logo e gazetës

Në artikullin e saj "Të vërtetat e pakëndshme për Serbinë" , Neue Zürcher Zeitung merret me indinjimin serb ndaj pozicionimit britanik për Kosovën. Qeveria serbe ka reaguar ndaj pozicionimit të një diplomati të lartë britanik i cili ka quajtur pavarësinë e Kosovës si një nga mundësitë e përfundimit të diskutimeve për të.

Drejtori politik i ministrisë së jashtme britanike, John Sawers, ka shprehur hapur këtë qëndrim në mediat serbe në fund të një vizite në Prishtinë dhe Beograd. Më parë ai ishte cituar të kishte thënë në një takim me serbët e Kosovës se Londra përkrah pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës.

Kjo ka ndodhur, shkruan gazeta, pas takimit të Grupit të Kontaktit ku u tha që të bihet dakort në një marrëveshje për Kosovën para fundit të vitit, si dhe që përfundimi i bisedimeve duhet të jetë i pranueshëm nga popullsia e Kosovës. Megjithëse formulime të tilla janë të paqarta esenca e tyre është e qartë. 90 për qind e popullsisë 2 milionëshe të Kosovës është për ndarjen nga unioni serbomalazez. Kurse qeveria serbe flet për të drejtën ndërkombëtare të popujve, sipas të cilit asnjë shtet nuk mund të detyrohet të heqë dorë nga një pjesë e territorit të tij. Beogradi shpreson me këtë argument në përkrahjen ruse. Kritika ndaj diplomatit britanik e botuara të mërkurën në mediat serbe të lë përshtypjen e mungesës së sigurisë. Ashtu si reagimet ndaj ministres së jashtme zvricerane dhe presidentit slloven, edhe reagimi i tanishërm serb thotë se me shprehje të tilla kërkohet të vendoset përfundimi i bisedimeve.

I dërguari amerikan Frank Wisner, i ka kërkuar Beogradit që t`i thotë të vërtetën popullit dhe ta bëjë të qartë se per shkak të politikës së Millosheviçit dhe të radikalevë serbë të Shehelit, Serbia e ka humbur Kosovën.

Numri i sotëm i Neue Zürcher Zeitung, është kushtuar në artikullin e titulluar "Dëshmi pjekurie e myslimanëve në Ballkan" reagimeve të myslimanëve të Ballkanit ndaj diskutimeve kontroverse mbi karikaturat e profetit Mohamed, të botuara në një gazetë daneze. Në pjesën e vetme europiane me traditë myslimane nuk duhet patur frikë nga provokiment sepse integrimi i myslimanëve ballkanas është fakt. Në ish territoritoret e ish Jugosllavisë si dhe në Shqipëri e Bullgari jetojnë disa miliona myslimanë. Numri i saktë nuk mund të përcaktohet.

Një nga të mirat e sistemeve të kaluara ka qenë edhe ndarja strikte e shtetit nga kisha. Edhe sot një nga qëndrimet e zakonshme të shumicës së njerëzve në Ballkan ështe parja e besimit si çështje personale e çdo qytetari. Kjo shpjegon pse protestat masive të botës islamiste nuk kanë gjetur jehonë ne Ballkan. Një demostratë e detyruar në Bosnjë u vizitua nga 250 demostrues. Duke patur parasysh që në luftën e fundit myslimanët e Bosnjës duhet të luftonin për të mbijetuar si komb, duhet vlerësuar edhe më shumë reagimi i vonuar ndaj diskutimeve për karrikaturat.