1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe liberalizimi i vizave

18 Dhjetor 2009
https://p.dw.com/p/L8R2

1. Pas gati dy dekadash turistët serb, maqedonas dhe malazez mund të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Po ashtu ata mund të vizitojnë lirisht edhe vendet jo anëtare të BE-së si përshembull Zvicrën dhe Norvegjinë. Shtrohet pyetja, a do të nisen tani 7,3 milionë serbë, 2,1 milionë maqedonas dhe 670 mijë malazezë për në Evropë? A duan ata të vizitojnë BE-në pas 18 vitesh përjashtimi? Filip Slavkoviq me një informacion nga Beogradi.

2. Bashkimi Evropian hoqi më në fund regjimin e vizave për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Tash e tutje qytetarët e këtyre tre shteteve ballkanike mund të udhëtojnë pa viza në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. Por çfarë do të thotë kjo për njerëzitë në Mali të Zi. Një informacion nga Vesna Rajkoviq.

3. Liberalizimi i vizave është një sinjal politik i perëndimit për afrimin e vendeve ballkanike me BE-në. Megjithatë jashtë liberalizimt janë lënë tre vende të tjera të Balljanit: Bosnja, Shqipëria dhe Kosova për të cilat thuhet se duhet të përmirësojnë kushtet e sigurisë për dokumente dhe kontrollet kufitare. Prandaj pikëkalimet kufitare në jug të Shqipërisë kanë filluar të pajisen me infrastrukturën e nevojshme të plotësimit të standarteve evropiane të menaxhimit të kufijve duke u monitoruar me vëmëndje të posacme në cdo hap nga ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës. Odise Kote më gjerësisht.