1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sfidat në politikën e migrimit të kancelares Merkel

Benjamin Knight
15 Gusht 2018

Në Spanjë, kancelarja Merkel e përmendi vetë detyrën e saj të ardhshme: BE duhet ta organizojë nga e para politikën e tij të azilimit. Vëmendje tërheq edhe takimi i nivelit të lartë për Sirinë në shtator.

https://p.dw.com/p/33A6y
Merkel trifft Spaniens Premier Pedro Sanchez
Fotografi: Reuters/M. del Pozo

Kur Kancelarja Angela Merkel e vizitoi në mes të gushtit homologun e saj Pedro Sanchez në rezidencën e tij të pushimeve, tema kryesore që u diskutua është me siguri më e komplikuara në listën e punëve të saj: imigrimi në Evropë dhe një rregullim i migrimit të brendshëm në Bashkimin Evropian. Kryeministri spanjoll është njëri nga të parët, që ka lidhur një marrëveshje bilaterale për refugjatët me Gjermaninë. Në bazë të saj, Berlini mund të dërgojë refugjatë në Spanjë, të cilët kanë paraqitur atje tashmë një kërkesë për azil. Me marrëveshjet bilaterale Merkeli thekson përfundimin ku ka arritur se e konsideron sistemin e Dublinit "jo funksionues", siç deklaroi në vizitën e saj në Spanjë.

Rregullorja e Dublinit, për të cilën ranë dakord shtetet e BE në vitet 1990, synohet të rregullojë se cili shtet i BE është kompetent për një refugjat. Por në praktikë, kërkesat për azil nuk përpunohen si duhet dhe të drejtat e migrantëve shkelen. Në vitin 2015 dhe 2016 u desh që sistemi i Dublinit të pezullohej përkohësisht, sepse numri i migrantëve do të kishte çuar në një krizë burokratike.

Takim konfrontues i nivelit të lartë të BE

Spanja është krahas Francës një nga të paktat vende që kanë mbetur në BE, në të cilën partitë populiste nuk janë të paktën pjesë e qeverisë. Kjo e bën këtë vend një aleat të rëndësishëm për Gjermaninë. Përfaqësuesit e këtij grupi vendesh, që po bëhet gjithnjë e më i vogël do të takohen në 20 shtator me politikanët e shumtë nga parti me drejtim të djathtë që janë në pushtet. Për këtë ditë, Austria ka ftuar për një takim informal të nivelit të lartë të BE.

Austria, ku partia konservatore ÖVP ka formuar koalicion qeveritar me partinë populiste të djathtë FPÖ, ka presidencën e radhës në Këshillin e Ministrave të BE. Austria është një nga shtetet që ndjekin një politikë jashtëzakonisht të rreptë migrimi. Për Merkelin dhe Sanchezin pjesëmarrja në këtë samit mund të kthehet në një udhëtim në gojën e luanit, në të cilin ato duhet t'i bindin qeveritë e tjera për marrëveshje të reja me vendet e origjinës së migrantëve, si Maroku dhe Libia, të cilat kërkojnë mbështetje më të madhe nga BE, për t'i penguar migrantët që të migrojnë për në Evropë.

Lufta në Siri do të jetë temë e një takimi tjetër të niveli të lartë, që do të mbahet në 7 shtator dhe mikpritës i të cilit është Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan. Franca dhe Rusia do të marrin pjesë gjithashtu në të, veç Gjermanisë. Putini, i cili vjen të shtunën e kësaj jave për një vizitë në Pallatin Meseberg, është njëri nga aleatët më të rëndësishëm të Presidentit të Sirisë, Bashar al Asad dhe nga ky shkak do të jetë ndoshta një figurë kyçe në takim.