1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA dhe Bashkimi Evropian duan t'i lënë pas vetes diferencat - K.Rajs në Bruksel

Auron Dodi9 Shkurt 2005
https://p.dw.com/p/ArQb

SHBA dhe Bashkimi Evropian duan t'i lënë pas vetes diferencat e
viteve të shkuara dhe të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen.
Këtë e deklaruan ministrja e jashtme amerikane Kondolisa Rajs dhe
presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Baros pas një takimi të
mërkurën në Bruksel. Rajsi tha se tani ka rëndësi që sfidat e së
ardhmes të kapërcehen së bashku:

"Ne presim të vazhdojmë punën me një Evropë të fortë dhe të
bashkuar. Ne folëm për rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Evropës
duke i vënë tani në axhendë sfidat e përgjithshme para nesh.
Rëndësia e Evropës, kjo është njëra nga dy kollonat mbajtëse të një
marrëdhënieje të fortë transatlantike, NATO, ku kam qenë më herët,
dhe Bashkimi Evropian."

Rajsi tha më tej se puna që SHBA dhe Evropa kanë bërë deri tani së
bashku pas fundit të luftës së ftohtë, afrojnë më shumë një Evropë
që është e plotë, e lirë dhe në paqe. Ajo u ndal më tej te gjendja
në Irak dhe programi atomik i Iranit:

"Ne patëm një diskutim shumë të mirë për Irakun, dhe më duhet të
them se ky është diskutimi më i mirë për Irakun që kemi pasur si
aleancë që kur ra regjimi i Sadam Huseinit, dhe në fakt shumë më
përpara kësaj, sepse ishte qartësisht një aleancë e bashkuar. E
bashkuar sepse në e dimë se cfarë pune është përpara...Mendoj se
ishte një rrahje mendimesh për synimin e përbashkët që irakianët na
kanë vënë ne, për t'i mbështetur në kthesën e tyre historike për
mirë."

Iranin, Rajsi e kërcënoi me sanksione të OKB-së:

"Eshtë e qartë se nëse Irani nuk mund të sillet të respektojë
detyrimet e tij ndërkombëtare që sugjerojnë në fakt statutet e
Organizatës Botërore të Energjisë bërthamore, Irani duhet të sillet
para KS të OKB-së"

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso foli për
nevojën e madhe reciproke të Evropës dhe të SHBA për njëra-tjetrën:

"Më shumë se kurrë Evropa ka nevojë për SHBA dhe SHBA kanë nevojë
për Evropën. Ne duhet ta përqafojmë këtë mundësi me të dyja duart.
Një vëmendje e përbashkët e Shteteve Evropiane dhe e SHBA nevojitet
imediatisht." tha Baroso.