1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA dhe Koreja e Jugut reagojnë

dpa/M. Kelmendi1 Prill 2013

Pas kërcënimeve të Phenianit, kanë reaguar ashpër Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut. Presidentja Park u shpreh e gatshme për t'ju përgjigjur çdo agresioni nga vendi fqinjë.

https://p.dw.com/p/187ez
Presidentja koreanojugore, Park Geun-Hye
Presidentja koreanojugore, Park Geun-HyeFotografi: Reuters

Shtetet e Bashkuara duke pasur parasysh provokimet më të fundit nga Koreja e Veriut kanë demonstruar edhe një herë fuqinë e tyre. Ato i zhvendosën avionët luftarakë F-22 nga baza e tyre ushtarake në Japoni në Korenë e Jugut. Avionët të cilët nuk mund të dallohen nga radarët u stacionuan për një manovër me aleatët e forcave ajrore Osan, bëri të ditur ushtria amerikane. Koreja e Veriut me kërcënimet e saj do të izolohet edhe më tej dhe do të varrosë përpjekjet ndërkombëtare për stabilitet dhe paqe në rajon, dekloroi Uashingtoni zyrtar më tej.

Koreja e Veriut në gjendje lufte
Koreja e Veriut në gjendje lufteFotografi: picture-alliance/dpa

Vendi komunist u acarua nga vendosja e sanksioneve për testin e tretë bërthamor të kryer në muajin shkurt. Koreja e veriut ditën e shtunë pati shpallur gjendje lufte me Korenë e Jugut. Nga ana e saj presidentja koreanojugore Park Geun-Hye, tha se i kishte marrë shumë seriozisht kërcënimet e Phenianit. "Nëse kërcënohet Koreja Jugore dhe populli i saj, do të ketë përgjigje të ashpër, nuk do të merret parasysh asnjë rrethanë politike", deklaroi Park.

Marinat ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së do të zhvillojnë një seri të re manovrash ushtarake në prill, të ndara në katër faza kryesore, si pjesë e manovrave stërvitore të përvitshme 'Foal Eagle', që do të përfundojnë pas 30 ditësh. Synimi i manovrave, njoftoi agjencia koreajugore Yonhap, ''është shfaqja e kapaciteteve në operacionet e zbarkimit dhe taktikat ndërhyrëse të njësiteve të mekanizuara''.