1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA: Dhoma e Përfaqësuesve voton për impeachment ndaj Trump

14 Janar 2021

Presidenti Donald Trump është i pari president në SHBA, ndaj të cilit për të dytën herë hapet procedura e shkarkimit. Ai duhet të përgjigjet për „nxitje të trazirave“.

https://p.dw.com/p/3nt5K
USA Repräsentantenhaus Nancy Pelosi
Fotografi: Saul Loeb/AFP

Dhoma e përfaqësuesve me shumicë votash miratoi, që presidenti Donald Trump të japë llogari në senat për „nxitje trazirash". Krahas demokratëve, që e kërkuan këtë proces, votuan edhe disa deputetë republikanë të dhomës së Kongresit pro procedurës për shkarkimin e presidentit që vjen nga radhët e tyre. Gjithsej ishin 232 për shkarkimin e presidentit dhe 197 kundër.

Arsyeja është sulmi i mbështetësve të Trumpit ndaj Kapitolit në SHBA. Për këtë presidenti personalisht bëhet përgjegjës në rezolutën e impeachment. Mbështetësit e indinjuar të Trumpit të mërkurën (07.01) pas një fjalimi yshtës të presidentit mësynë në Kapitol.

Në seancën plenare në dhomën e përfaqësuesve kryetarja demokrate, Nancy Pelosi, e cilësoi Trumpin si një „rrezik për vendin". Republikani i ka nxitur „terroristët brenda vendit", për t'u mbrojtur ndaj humbjes së tij në zgjedhje.

Konsiderohej qysh në fillim e sigurt se shumica në dhomën e përfaqësuesve do të votonte pro impeachment. Demokratët e presidentit të ardhshëm Joe Biden kanë shumicën e nevojshme për të aprovuar një proces për shkarkimin e presidentit.

Vendimi duhet të merret nga senati

Trump është i pari president i SHBA-së, ndaj të cilit janë hapur dy procedura për shkarkim. Vet procesi drejtohet nga senati. Për dënimin megjithatë nevojitet një shumicë prej dy të tretave në senat, por kjo duket e vështirë të arrihet. Meqënëse vetëm 50 nga 100 senatorët i përkasin kampit të demokratëve, partia është e varur nga mbështetja e të paktën 17 republikanëve. Deputet të veçantë republikanë kanë dalë hapur kundër Trumpit, por deri tani asnjëri nuk ka thënë po për impeachment. Procedura e parë për shkakrimin e Trumpit dështoi para një viti për shkak të shumciës republikane në dhomën e kongresit.

Republikani me funksionin më të lartë në senat, Mitch McConnell, do ta hapë procesin për shkakrimin e presidentit Trump pasi ky të jetë larguar nga presidenca javën e ardhëshme. McConnell deklaroi, se për shkak të kohës së pamjaftueshme nuk është e mundur që të përmbyllet një procedurë e tillë përpara betimit të presidentit të ri Biden të mërkurën e ardhëshme (20.01).

Qysh në fillim dihej, se nuk ka gjasë që procedura në senat të mbyllet Brenda mandatit të Trumpit në presidencë. Demokratët kërkojnë, që ai të dënohet edhe pasi të jetë larguar nga Shtëpia e Bardhë – kjo edhe sepse një proces i tillë e pengon atë që në të ardhmen të mbulojë poste zyrtare dhe të rikandidojë më 2024. Demokratja Pelosi ka përzgjedhur nëntë deputetë, që do të paraqesin në senat akuzën kundër Trumpit. Ekipi i të ashtuquajturve „impeachment manager" drejtohet nga deputeti Jamie Raskin.

USA | Washington | US-Repräsentantenhaus | Atmosphäre
Fotografi: Emily Gordine/DW

Trump justifikon fjalimin e tij

Sulmi në Kapitol ngjalli indinjatë edhe jashtë SHBA-së. Gjatë mësymjes me dhunë në mjediset e Kapitolit u vra një polic si dhe u qëllua për vdekje një ndër pjesëmarrëset në sulmin ndaj godinës së parlamentit. Po ashtu pati edhe tre raste të tjera vdekjeje, Trump në një fjalim pak përpara këtij sulmi u bëri thirrje përktrahësve të tij, që të marshojnë drejt Kapitolit. „Ai vet deklaroi, se fjalët e tij „kanë qenë plotësisht në rregull".

Autoritetet druajnë për akte të tjera dhune përpara dhe pas betimit të presidentit Joe Biden javën e ardhëshme. Për këtë arësye janë marrë masa të forta sigurie: Kapitoli, ku do të bëhet betimi i Biden, është rrethuar tërësisht. Janë planifikuar të angazhohen 15.000 forca të gardës kombëtare. Qendra e Uashingtonit po shndërrohet në një fortifikatë.

qu/kle/rb (dpa, rtr, afp)