1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA shtojnë presionin ndaj Kinës për krizën e Darfurit

8 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AqlQ

Uashington: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionin ndaj Kinës për krizën e Darfurit. Kongresi amerikan miratoi një rezolutë në të cilën i bëhet thirrje udhëheqjes kineze që mos t'i shes më armë Sudanit. Ndërkohë janë shfaqur zëra të cilët kërkojnë që për shkak të qëndrimit të Kinës, SHBA-të të mos marrin pjesë në lojërat olimpike 2008 që do të zhvillohen në Pekin.