1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shfrytëzojeni shansin tuaj!

Marcel Fürstenau10 Janar 2006

I ngarkuari për migracionin në Berlin nis fushatën për dhënien e nënshtetësisë

https://p.dw.com/p/Ar1h
Berlini
BerliniFotografi: dpa

Në Berlin në krahasim me pjesën tjetër të Gjermanisë jetojnë shumë të huaj me sfond emigracioni dhe pashaportë gjermane. Për këtë arsye temat si migracioni dhe integracioni janë rregullisht të programuara në axhendën e qytetit. Një aksioni i ri nisi dje. Me këtë fushatë i ngarkuari për integrimin dhe emigracionin në Berlin, Günter Piening do t´i nxisë të huajt, që jetojnë në Berlin, të pranojnë nënshtetësinë gjermane.

Fushata vjen në një kohë, kur muslimanët që dëshirojnë të marrin nënshtetësinë në Baden-Würtemberg duhen t´i përgjigjen një formulari të diskutueshem, me qëllim që të vertetojnë se sa besnikë i qëndrojnë kushtetutës. Motoja e fushatës së Berlinit luan me fjalët gjermane "passen" dhe "Pass". "Du passt zu mir" më përshtatesh është ajo. Pasi, pasaporta gjermane si dëshmi për dhënien e nështetësisë dhe njëkohësisht mesazhi, që je i mirëseardhur në Gjermani, pavarësisht nga vjen. Për të ngarkuarin për të huajt në Berlin, Günter Pienning kjo është një çështje e vetëkuptueshme e demokracisë së shoqërisë. Për shoqërinë nuk është mirë, n.q.se. ndodh si në disa lagje të Berlinit, që çdo i katërt të përjashtohet nga e drejta për të votuar, sepse nuk është nënshtetas gjerman.

Për ta ndryshuar këtë dhe për të përmirësuar mundësitë e pjesëmarrjes të prekurit duhet të nxiten me broshura dhe pllakate që të përpiqen për të marrë një pasaportë gjermane. I ngarkuari për migracionin në Berlin e ka fjalën për të huaj të grupmoshave të ndryshme, por ka sidomos parasysh 16 deri 23 vjeçarët: "Në këtë moshë vendoset orientimi i të rinjve. Do të thotë ne duam që me këtë fushatë edhe t´i motivojmë të rinjtë, që të mendojnë për rolin e tyre, të angazhohen në këtë shoqëri. Por ka edhe shkaqe fare praktike. Deri në moshën 23 vjeçare kandidatet për marrje nënshtetesie nuk duhet të kenë patjetër të ardhura të vetat. Kjo është në Berlin, për shumë vetë një pengesë e madhe. Ne kemi një kuotë shumë të lartë papunësie. Prandaj u themi të rinjve "Shfrytezojeni shansin, sa nuk jeni bërë 23!"

Shumë të huaj që jetojnë prej kohesh në Berlin nuk dinin asgjë për këtë rregull. Avantazhet e nënshtetësisë gjermane, Günter Piening do t´i sqarojë me mbështetjen e emigrantëve që u është dhënë tashmë shtetësia. Prandaj muajt e ardhshëm të rinj nga familje emigrantësh duhet të kerkojnë zyrtarisht pasaportën gjermane dhe së bashku me një fotografi të paraqesin shkaqet e tyre.
I ngarkuari për emigracionin në Berlin me këtë fushatë ve akcente të tjera nga çfarë është rasti në Baden Würtemberg. Aty që prej pak kohësh muslimanët që duan të nënshtetësohen duhet t´i nënshtrohen një testi. Një qëndrim nga i cili qeveria e Berlinit distancohet. Në kryeqytetin gjerman jetojnë rreth 450 000 të huaj. Kjo i korrespondon 14% të popullsisë. Günter Piening e konsideron të tmerrshme qëndrimin në Baden-Würtemberg: "Gjëja si e tillë sigurisht që është shumë problematike, n.q.se. ne veprojmë në mënyrë të kundërt, që një njeri që rastësisht jeton në Baden-Würtemberg gjen kushte krejtësisht të tjera, nga një që jeton në Berlin. Mendoj, se ky do të ketë edhe debati."

I ngarkuari për migracionin në Berlin do të kërkojë nga kolegët dhe koleget e tij në lande të tjera që të marrin si orientim shembullin e Berlinit. Këtu bën pjesë psh përshpejtimi i procesit. Kështu lagjet e Berlinit janë porositur që prej disa muajsh, që t´u garantojnë të interesuarve se do t´u jepet nënshtetesia brenda gjashtë muajve, n.q.se. i plotësojnë kushtet për të marrë pasaportë. Deri tani kjo ka zgjatur një vit e gjysëm.

Me këtë garanci është bërë vetem hapi i parë. Të interesuarit duhet të kujdesen që të lënë nënshtetësinë e parë. Nënshtetesia e dyfishtë është e ndaluar sipas ligjit gjerman të emigracionit.