1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shfuqizohet gjendja e jashtëzakonshme - Tajlanda në kërkim të një kryeministri të ri

Musch-Borowska, Bernd, Singapur (NDR) Neu14 Shtator 2008

Kriza politike në Tajlandë është çtensionuar disi, ndaj qeveria e shfuqizoi gjendjen e jashtëzakonshme në Bangkok. Kryeminstri Samak humbi postin javën e shkuar. Këtë të mërkurë parlamenti do të zgjedhë pasarardhësin.

https://p.dw.com/p/FI7f
Demonstrata në TajlandëFotografi: AP

Qeveria tajlandeze e shfuqizoi gjendjen e jashtëzakonshme në Bangok. Kryeministri Somchai Wongsawat tha se kjo masë nuk është më e nevojshme.  "Pasi ne shfuqizuam gjendjen e jashtëzakonshme unë shpresoj se të gjitha palët do të kuptohen më mirë përsëri dhe atmosfera në qytet do të përmirësohet."


Gjendja e jashtëzakonshme u vendos më 2 Sshtator pas konflikteve të dhunshme mes simpatizantëve dhe kundërshtarëve të qeverisë. Në këto trazira u vra një person dhe u plagosën më shumë se 40 të tjerë. Ushtria megjitahtë nuk ishte dakort të vendoste masat e gjendjes së jashtëzakonshme. Shefi i ushtrisë Anupong tha se ky ishte një konflikt politik dhe se ushtria nuk do të përzihej. Ai i bëri thirrje qeverisë që ta hiqte përsëri sa më shpejt gjendjen e jashtëzakonshme pasi kjo ishte pa efekt dhe se dëmtohej imazhi i vendit.


Pavarësisht së gjendja e jashtëzakonshme parashikonte ndalimin e grumbullimit të njerëzve në grupe, javët e fundit mijëra demonstrantë kishin pushtuar godinën qeveritare në kryeqytetin tailandez. Ata duan ta vazhdojnë këtë aksion edhe pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme. 


"Nuk ndryshon asgjë vetëm me shfuqizuam e gjendjes së jashtëzakonshme. Jeta vazhdon, ne do të qëndrojmë këtu dhe do të vazhdojmë protestën tonë kundër qeverisë."


"Ne demonstrojmë këtu që prej një kohe të gjatë por unë mendoj se  policia nuk na ka ngacmuar deri tani pasi ne nuk kemi ushtruar dhunë."


Ndërkohë vazhojnë kërkimet për një Kryeministër të ri. Samak Sundaravej u detyrua nga gjykata të japë dorëheqjen pas daljes në televion si guzhinier. Rizgjedhja e tij dështoi në parlament pasi ai nuk gjeti mbeshtetjen e mjaftueshme në rradhët e tij. Pas kësaj kryetari i kontestuar i partisë në pushtet "Peoples Power Party" e tërhoqi kandidaturën e tij dhe do të tërhiqet gjithashtu edhe nga posti i krytetarit të partisë.

Të mërkurën parlamenti do të zgjedhë kryeministrin e ri.