1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shoferi i taksisë - Heiko Janssen nga Berlini

16 Gusht 2010

Heiko Janssen është njeri nate që pëlqen muzikën dhe Berlinin. Duke qenë shofer taksie ai mund të realizojë të gjitha dëshirat e tij: Ai punon natën dhe e di gjithmonë ku shkohet në Berlin.

https://p.dw.com/p/MvFd
Heiko Janssen
Heiko Janssen

Heiko Janssen jeton në Berlin prej më shumë se dy dhjetëvjeçarësh. Jetesën e fiton duke punuar si shofer taksie. Kur e pyesin, se përse e ka ndërruar vendlindjen e tij Aurich në Ostfriesland me Berlinin para njëzet vjetësh, atëherë ai përgjigjet: për shkak të shumëllojshmërisë kulturore të kryeqytetit. Në rradhë të parë jeta e larmishme e natës e pati mrekulluar Jansenin. Dhe që prej viteve 1980-të qyteti nuk ka humbur asgjë nga shkëlqimi për 45 vjeçarin.

Gesichter Deutschlands HeJaP4
Gjithmonë ka dashur t'i japë makinësFotografi: DW

Kur ishte i ri shkonte shpesh në qendrën rinore të qytetit të tij të lindjes. Atje shfaqeshin edhe filma të pazakontë, që nuk jepeshin në kinemanë e qytetit. Në qendrën rinore kishte edhe koncerte. Por dikur Aurih me 50. 000 banorët e tij nisi t`i dukej shumë i vogël.

Vendlindja e ngushtonte

Janssen shkoi të jetojë në Berlin. Sipas mendimit të prindërve të tij në fund të viteve 80-të e në fillim të viteve 90-të ai nuk bëri atje "asgjë për të qenë". Do të thotë ai bënte ndonjë punë tek tuk, por në rradhë të parë shijonte jetën. Për rënien e murit të Berlinit me 9 nëntor 1989, Janssen e mori vesh një ditë më vonë. Papritur Berlini perëndimor ishte plot dhe makina gjermanolindore dhe një koleg i tregoi se shefi i tij kishte kërcyer gjatë natës te porta e Brandenburgut.

Gesichter Deutschlands HeJaP3
Distancat në Berlin janë të mëdhaFotografi: DW

Që Heiko Janssen ishte në makinë, kur mori vesh për kthesën politike, është si të thuash tipike. Janssen ka patur gjithnjë pasion për të nisur makinën. Në vitin 1993 ai realizoi diçka që ëndërronte prej kohësh. Bëri patentën e shoferit të taksisë? Që atëherë punon si shofer taksie. Udhëtimin e kanë në gjak si familje. Babai i tij ka qenë shofer autobuzi. Kur nis taksinë Jansen ndjen si një lloj ndjenje lirie. Nuk ka shef që ta kontrollojë. Ai vendos vetë se kur punon, sa kohë punon, kur bën pushim dhe ku shkon me taksi.

Heiko Janssen
Heiko JanssenFotografi: DW

Punon si shofer taksie, sepse kjo i jep liri

Janssen udhëton natën. Ai e fut veten tek "shoferat memecë". Kjo nuk do të thotë se ai nuk bisedon me klientët e tij, por se nuk ndez radion në makinë. Përpara se të nisë punën mbrëmjeve, hedh një herë një sy në gazetën lokale, për të parë se çfarë aktivitetesh ka në qytet. Nëse ka ndonjë meshë, koncerte të mëdha. Apo cili DJ vendos disqe në ndonjë klub. Mbi këtë bazë ai përcakton itineraret e tij. Kështu Janssen seleksionin klientelën dhe eviton stresin. Udhëtimi gjatë ditës është ndryshe, mendon Janssen. Ke një klient, që do të shkojë urgjentisht në aeroport dhe është shumë nervoz. Natën gjithçka është më e çtenisonuar. Edhe makinës i jep më me shumë qetësi. Qarkullimi nuk është aq i dendur.

Gesichter Deutschlands HeJaP1
Nuk e ka problem të rrijë zgjuar natënFotografi: DW

Ka arsye të ndryshme, se përse ai nis taksinë natën. Në rradhë të parë, sepse është një njeri i natës. Ai fle mirë dhe pastaj punon shumicën e rasteve nga ora 21 deri në orën 6 në mengjez. Megjithë punën natën Heiko Janssen dhe shoqja e tij Barbara bëjnë një jetë në harmoni. Prej më shumë se dhjetë vjetësh ata jetojnë bashkë. Shoqja e tij punon në shtëpi dhe nuk ka problem, që ai nis taksinë natën. Ngaqë që edhe ajo punon privat dhe mund ta organizojë vetë punën e saj, çdo gjë në mes të dyve funksionon në rregull, thotë ajo.

Në varësi se sa gjatë ka punuar, shoferi i natës në shumicën e rasteve fle deri në orën 13:00. Ai ha rrallë mëngjes. „Në mëngjes“, siç thotë ai, ka nevojë në rradhë të parë për një tas çaj. Kjo është për të shumë e rëndësishme. Si Ostfriese ai pi së paku tri herë në ditë çaj. Çaj Ostfriesen, një përzierje e fortë e llojërave të ndryshme të çajit të zi anglez. Më vonë ai dhe shoqja e tij hanë së bashku drekën. Pyetjes, se çfarë të hajë më shumë ai i përgjigjet, Gjithçka, që gatuan shoqja e tij. Por kur shoqja e tij është ndonjëherë me shërbim jashtë Berlinit, ai gatuan për vete gjellën e tij të preferuar të fëmijërisë. Patate, sallam dhe lakra turshi.

Heiko Janssen
Heiko Janssene do muzikënFotografi: DW

"Unë gjithmonë kam qenë shoferi"

Kjo lloj gjele dhe çaji nga Ostfreiseni janë lidhjet e pakta, që i kanë mbetur akoma Janssenit nga vendlindja e tij. Përndryshe ai i viziton dy apo tri herë në vit prindërit e tij. Kontakt me të njohur të tjerë nga rinia e tij ai nuk ka. Ajo që ka mbetur është dashuria për muzikën. Në banesën e tij në Lagjen e Berlinit Friedrichshain ka zënë vendin e nderit një koleksion i madh me disqe.

Autor: Carlos Albuquerque/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama