1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpërndahet Kuvendi i Kosovës - zgjedhje më 12 dhjetor

Auron Dodi2 Nëntor 2010

Presidenti në detyrë, Krasniqi e shpërndau në mbrëmje Kuvendin. Kuvendi e kishte miratuar më parë mocionin e votëbesimit dhe lirimin e qeverisë.

https://p.dw.com/p/Pw93
Parlamenti i Kosovës
Parlamenti i KosovësFotografi: AP

Presidenti në detyrë Jakup Krasniqi shpërndau parlamentin e Kosovës. Këtë vendim presidenti në detyrë Jakup Krasniqi, e mori menjehere pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan mocionin e mosbesimit të qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Hashim Thaci. Po ashtu, presidenti në detyrë Jakup Krasniqi, shpalli datën e zgjedhjeve të jashtzakonshme të cilat do të mbahen më datë 12 dhjetor të këtij viti. Deri në këtë datë, qeveria e Kosovës sipas kushtetutës do të kryejë detyrat e saj, mirëpo, nga sot ajo cilësohet qeveri në dorëheqje.

Me 66 vota pro, një kundër dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës pati votuar pro mocionit të mosbesmit për qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi.

AKR, partia opozitare, që inicoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Thaçi, tha se kishte kërkuar mosbesimin ndaj qeverisë për faktin se ajo konsideron se vendi është në krizë institucionale që nga prishja e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së. Me këtë kjo parti dëshiron që ta nxjerrë vendin nga kriza institucionale, thotë kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie Ibrahim Makolli.

Ibrahim-Makolli-AKR
Kryetari i grupit parlamentar të AKR-së, Ibrahim MakolliFotografi: DW

“Kjo krizë e ka bazën në keqqeverisjen e vendit nga ana e dy tashmë ish partnerëve të koalicionit, PDK-LDK, të cilët mbi interesin e vendit e kanë vënë interesin partiak. Për qytetarët e Kosovës kjo qeveri do të mbahet mend për të keq, ndërsa dëmet, që i janë shkaktuar vendit, do të kenë pasoja afatgjata”, thotë Ibrahim Makolli.

PDK vendosi ta votojë mocionin e mosbesimit

Partia Demokratike e Kosovës, e cila e udhëheq qeverinë vendosi të votojë për mocionin e mobesimit të qeverisë Thaçi. Arsyetimi ishte se kjo parti nuk e solli krizën institucionale, por sipas tyre ishte Lidhja Demokratike e Kosovës me vendimin që të dalë nga koalicioni qeverisës, ajo që shkaktoi krizën institucionaledhe dhe për këtë arsye PDK nuk dëshiron që në vend të ketë krizë. Kryeministri Hashim Thaçi, në fjalën e tij para deputetëve, lavdëroi punën e qeverisë, angazhim ky, që sipas tij, iu ndërpre pa dëshirën e tij.

“Sot besoj se do të votoni drejt duke i vënë fund krizës institucionale e politike e pastaj të dilni para qytetarëve në zgjedhje të reja për të rimarrë besimin e tyre. Duke e bërë një veprim të tillë, i cili është plotësisht në përputhje me kushtetutën tonë, ju i hapni rrugë krijimit të institucioneve të reja më të fuqishme të shtetit tonë me një legjitimmitet të ri”, tha kryeministri Thaçi. LDK, e cila u fajësua se me daljen e nga koalicioni shkaktoi krizë institucionale, nuk e pranon arsyetimin dhe përmbajtjen e mocionit dhe kjo parti vendosi të mos merr pjesë në votim.

Kritika ndaj qeverisë Thaçi nga partitë opozitare

Kosovo Unabhängigkeit Ministerpräsident Hashim Thaci Erklärung im Parlament in Pristina
Kryeministri Hashim ThaciFotografi: AP

Në votim nuk mori pjesë as AAK. Sipas kësaj partie mocioni i mosbesimit të qeverisë nuk ishte kërkuar për ta nxjerrë vendin nga kriza institucionale, mirëpo me të vetmin qëllim që ta çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ardian Gjini, shef i grupit parlamenar të kësaj partie, thotë se qeveria Thaçi është dashur të bjerë nga pushteti shumë më herët.

“Kjo qeveri duhet të shkojë, sepse sot Kosova cilësohet si vendi më i korruptuar në rajon, e cila krahasohet me vendet më të prapambetura diktatoriale të Afrikës. Kjo qeveri duhet të shkojë, sepse e ka cënuar lirinë e mediave. Vendi ynë sot e jep pamjen e Ballkanit të viteve 90-ta”, thotë Adrian Gjini. Kritika për qeverinë Thaçi u bënë edhe nga partitë tjera opozitare.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica