1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Akt qyqar dhe kriminal

Bekim Shehu29 Gusht 2016

Sulmi mbi shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, pasoi sulmin e 22 gushtit në ndërtesën e mediumit publik që ai drejton, i cili pos dëmeve materiale kaloi pa dëme në njerëz.

https://p.dw.com/p/1JrWa
Fotografi: Refki Alija

“Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditur tërë lagjen. Mjeti shpërthyes është hedhur prapa shtëpisë sime. Në shtëpi kemi qenë e gjithë familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk është lënduar”, tha Metor Shala, drejtori i përgjithshëm i mediumit publik, RTK, pas shpërthimit të fuqishëm mesnatën e shkuar prapa shtëpisë së tij.

Policia po zhvillon hetimet dhe deri tash nuk ka dhënë hollësi për autorët apo motivet e mundshme të këtij shpërthimi.

Akt qyqar dhe kriminal

Qeveria e Kosovës dënoi ashpër sulmin me mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, duke e quajtur akt qyqar dhe kriminal. "Ky akt kriminal është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medieve në Kosovë dhe përpjekje për pengimin e fjalës së lirë, si një prej vlerave më të rëndësishme në shoqërinë kosovare", thuhet në reagimin e qeverisë.

Gazetari i DW-së Bahri Cani dhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së, RTK-së, Mentor Shala
Gazetari i DW-së Bahri Cani dhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së, RTK-së, Mentor ShalaFotografi: DW

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, sulmin me mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, e cilëson akt kriminal.

"AGK kërkon nga institucionet, përkatësisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të hetojnë këtë rast, i cili është vazhdimësi e sulmeve ndaj gazetarëve dhe medieve. Sulmet kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë, posaçërisht atyre që punojnë në televizionin publik", thuhet në reagimin e AGK-së.