1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpresë për paqe? Talabani viziton Turqinë

Klaus Dahmann7 Mars 2008

Presidenti irakian Xhalal Talabani niset sot (7.3.) për bisedime zyrtare në Ankara. Së bashku me qeverinë turke, Talabani do të përpiqet të gjejë një rrugë të përbashkët për luftimin e PKK-së.

https://p.dw.com/p/DKoE
Jalal Talabani
Jalal TalabaniFotografi: AP

Pas prononicimit të SHBA-s, gjithçka ndodhi shumë shpejt: Ushtria turke i tërhoqi trupat e saj ushtarake nga veriu i Irakut, brenda 24 orëve. Vetëm pak kohë më parë, kabineti qëndror ushtarak kish deklaruar në Ankara, se ofensiva kundër PKK-së do të vazhdonte edhe disa kohë.

Presidenti amerikan Bush, i cili preokupohet më tepër për marrëdhëniet me miqtë kurd sesa për partneren e NATO-s, Turqinë, vendosi që konflikti ushtarak të përfundonte menjëherë. Turqisë nuk i mbeti gjë tjetër, përveç se të deklaronte se i arriti të gjitha qëllimet: 240 rebelë të vrarë dhe shumë baza trejnimi të shkatërruar. ndërkohë rebelët e festuan tërheqjen e trupave turke si suksesin e tyre.

Qeveria irakiane, e cila nuk ka influencë në rajonin autnom kurd në veri të vendit, u lehtësua menjëherë nga tërheqja e truapve turke. Shkelja e suvranitetit të saj, e vuri në presin qeverinë irakiane, e cila nuk mund të ndërmerrte asnjë hap kundër këtij invazioni, përve5 se të shprehte shqetësimin e saj të thellë. Presidenti irakian e përshëndeti vendimin turk dhe deklaroi se shpreson që në të ardhmen, ta luftojnë së bashku PKK-në. Por Iraku nuk dëshiron më vendime unilaterale turke.

Presidenti irakian Xhalal talabani, i cili është kurd, viziton sot Ankaraë duke pranuar kështu një ftesë të homolugt të tij turk, Abdullah Gül. Turqia nga ana e saj kërkon që Iraku ta luftojë më ashpër PKK-në në vend. Por kjo është një temë delikate për Irakun, sepse ndonëse Bagdadi nuk ushqen ndonjë simpati të veçantë për rebelët, qeveria irakiane mbetet skeptike ndaj qëllimeve të Turqisë. Shumë kurdë kanë deklaruar se në rast se Turqia i shkel sërish kufijtë, ata do të luftojnë kundër ushtrisë turke. Situata do të rrezikohej më tej në rast se kurdëve do t`u bashkangjiteshin edhe forcat e rregullta irakiano-kurde të sigurisë.