1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060510 Eurokrise Spanien

6 Maj 2010

A do të jetë Spanja pas Greqisë vendi i dytë që kërkon mbështetje brenda zonës së euros? Ajo që menjëherë bie në sy është fakti që BE-ja dhe Spanja u detyruan t'i përgënjeshtrojnë fuqishëm këto pohime

https://p.dw.com/p/NFcC
Flamuri i Spanjës dhe i BE-së

Sa më shumë që dikush mohon një gjë, mosbesimi është më i madh. Kështu të paktën është në dashuri e duket se kjo vlen edhe për tregjet financiare. Prandaj është shumë shqetësues fakti, që përgjegjësit në Bruksel për dy ditë me radhë po përgënjeshtrojnë pohimet për problemet financiare të Spanjë. Filimisht me një deklaratë doli kryeministri i Spanjës José Luis Zapatero:

Jose Luis Rodriguez Zapatero
Kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez ZapateroFotografi: AP

„Ne të gjithë e dimë, që gjërat rregullisht ndryshojnë. Tregjet reagojnë ndaj të gjitha zhvillimeve, që shpesh bazohen vetëm në thashethëme, pa asnjë bazë të vërtetë. Unë kam besim të plotë në fuqinë ekonomike dhe likuiditetin e sektorit publik, si dhe faktin që ekonomia jonë po rimëkëmbet."

Por shumë shpejt u përhapen spekulimet se Spanja ka nevojë për ndihma të BE-së në vlerë prej 250 miliardë eurosh.

„Totalisht e pavërtetë, me siguri që nuk i besoni këto gjëra!“

Rreziqet për letrat me vlerë të shtetit spanjoll po shtohen.

Por tregjet janë të trazuara. Spanja aktualisht duhet të paguajë për një kredi 1,2 për qind më shumë interes se sa ministri gjerman i Financave. Gjendja nuk u përmirësua as pas prognozave pranverore të Komisionit të BE-së. Spanja këtë vit do të shënojë vetëm rënie të vogël ekonomike, por rritje nuk parashikohet as për vitin 2011.

EU Griechenland Finanzkrise Herman Van Rompuy
Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy.Fotografi: AP

Van Rompuy: "Greqia rast specifik"

Edhe Presidenti i Këshillit të BE-së Herman van Rompuy u detyrua të përgënjeshtrojë spekulimet e fundit.

Rehn / Griechenland / EU
Komisioneri i BE-së për financat, Olli Rehn.Fotografi: AP

„Në tregjet financiare po shoh zhvillime irracionale, të influencuara nga spekulimet. Dje për shembull ka pasur spekulime për Spanjën dhe Portugalinë. Unë ju them shumë qartë: situata në këto dy vende nuk mund të krahasohet fare me Greqinë, e cila është një rast specifik."

Rehn: Duhet evituar destabilizimi financiar i tërë BE

Megjithatë komisioneri i BE-së për monedhën Olli Rehn paralajmëron për mundësinë e përhapjes së krizës në zonën e eruos.

„Për të mbrojtur rritjen ekonomike e cila edhe më tej është brishtë, duhet të koncentrohemi edhe më tej në shuarjen e zjarrit në Greqi. Duhet evituar mundësia e përhapjes së zjarrit, që do të rrezikonte stabilitetin e financave në tërë BE-në."

Autor: Sylvie Ahrens/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica