1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëri: Institucionet merren pak me të drejtat e njeriut

Aida Cama10 Dhjetor 2007

"ai" thotë se në Shqipëri shkelen të drejtat e grave dhe fëmijëve. Aktivistë të të drejtave të njeriut mendojnë se kjo ndodh sepse shteti nuk ka ngritur rrjetin mbrojtës me ligje dhe institucione që zbatojnë ligjin.

https://p.dw.com/p/CZtb
Altin Azizaj drejton qendrën për mbrotjen e të drejtave të fëmijëveFotografi: Altin Azizaj

Deutsche Welle: Sipas raportit të ai (Amnesty International) për vitin 2007, dhuna kundër grave përbën problem në Shqipëri, megjithatë burrat që keqtrajtojnë gratë nuk dënohen. E njëjta gjë ndodh edhe me keqtrajtimin e fëmijëve. Ne ju drejtuam Altin Azizajt, që prej dhjetë vjetësh drejton Qendrën për të drejtat e fëmijëve dhe e pyetëm se në shkeljen e të drejtave të njeriut a luan rol edhe mentaliteti?

Altin Hazizaj: Sa i përket raporti të "ai", duhet thënë se ka edhe shumë raporte të tjera të institucioneve ndërkombëtare, si raporti i progresit të BE-së për Shqipërinë apo raporti i Departamentit amerikan të shtetit. Të gjitha ato ngrenë çështje të përafërta lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Sigurisht, që çështja e dhunës ndaj grave, vajzave dhe sidomos fëmijëve përbëjnë shqetësim për të gjithë ne, që merremi me të drejtat e njeriut në Shqipëri. Sa i përket dhunës ndaj grave dhe ndaj fëmijëve dhe shkaqeve që ndikojnë në to unë do të thosha se nuk luan rol vetëm mentaliteti, por edhe mungesa e ligjit dhe veçanërisht mungesa e institucioneve të zbatimit të ligjit, të cilat duhet të bëjnë të mundur mbrojtjen e grave dhe fëmijëve nga dhunë në familje. Unë do të desha të flisja për dhunën ndaj fëmijëve. Ndonëse dhuna ndaj fëmijëvë është tepër shqetësuese dhe shkakton pasoja jashtëzakonisht negative tek fëmija, ndonëse ne kemi vite që i kërkojmë qeverisë shqiptare të marrë masa urgjente për të përmirësuar institucionet që merren me dhunën ndaj fëmijëve, dhe këtu flas për institucionet publike, ne shohim se këto institucione nuk janë krijuar, nuk janë ngritur. Për aq kohë sa që në Shqipëri mungon sistemi mbrojtës dhe kujdesi ndaj viktimave të dhunës, dhuna ndaj grave dhe fëmijëve do të vazhdojë dhe do të bëhet edhe më e rrezikshme.

Kush i shkel me shumë të drejtat enjeriut në Shqipëri, shteti apo individi?

Kur flasim për të drejtat e njeriut, nënkuptojmë që shkelësi kryesor është shteti. Pastaj nënkuptohet se ka edhe individë. Në momentin kur të drejtat e një personi shkelen nga një person tjetër, i cili nuk është i veshur me një status publik ose me një status zyrtar, sigurisht që kjo ështëçështje që zgjidhet nga gjykatat. Në momentin që dhuna ndaj një personi, ndaj një individi realizohet nga shteti këtu kemi të bëjme më shkelje të të drejtave të njeriut. Ajo që unë do të thosha është sigurisht fakti që dhuna, shkelja e të drejtave të njeriut që realizohet nga shteti ështe tëpër e rëndë dhe për faktin se në fund të fundit të gjithë qytetarët duan të jetojnë të lirë dhe të pavarur në punë e tyre në jetën e tyre dhe familjen e tyre, dhe sigurisht që shteti që ka të gjitha burimet e nenojshme për të shkelur të drejtat e njeriut ka dhe mekanizmat për ta bërë këtë shkelje, krahasuar me një individ normal. Në parim është shteti ai që i shkel ose ka mundësi të shkelë më shumë të drejtat e njeriut, krahasuar me individët.

Sipas mendimit tuaj në cilën fushë shkelen më shumë të drejtat e njeriut në Shqipëri, pamvarësisht nga raportet e huaja?

Meqenesë ne merremi që në vitin 1997 me të drejtat e fëmijëve ajo që unë doja të thosha është se Shqipëria ka bërë progres në aspektin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të krahasohet situata e vitit 2007 me situatën e vitit ´92 dhe ´93, apo dhe viteve të tjera. Problemi që ne kemi është fakti që progresi i Shqipërisë ka qenë i ngadaltë, pra nuk ka qenë me ato përmasa dhe shtrirje që kërkohen dhe që pritet të jetë në vitin 2007. Njerëzit në Shqipëri presin që në vitin 2007 të mos ketë shkelje të të drejtave të njeriut në burgje dhe në mjedise paraburgimi, ata presin që policia të mos i torturojë apo dhunojë njerëzit në momentin që ata ndalohen apo arrestohen nga policia, gratë dhe fëmijët sigurisht presin që të mos ndjehen dhe të mos kthehen në viktima të dhunës në familje, të dhunës në rrugë apo të dhunës shtetërore. Njerëzit presin që të mos diskriminohen për shkak të ngjyrës, fesë apo të bindjeve të tyre. Fakti që kjo nuk ndodh tregon se në Shqipëri institucionet qëndrore dhe lokale merren pak me të drejtat e njeriut.