1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria dhe Greqia bashkëpunojnë për shuarjen e zjarreve në të dyja anët e kufirit

Odise Kote/Gjirokastër15 Gusht 2008

Forca speciale dypalëshe kanë bashkëpunuar për shuarjen e zjarreve në kufirin e përbashkët. Një avion shpëtimi dhe tri helikopterë grekë kanë marrë pjesë në operacion.

https://p.dw.com/p/ExpI
Helikopterë shuajnë zjarre në Greqi
Helikopterë shuajnë zjarre në GreqiFotografi: AP

Zjarret massive që po vijojnë të djegin mijëra pemë e bimësi, kanë përfshirë vijën kufitare prej Ersekës, Kolonjës, Përmetit. Mali i Gramozit është prej gati katër ditësh në flakë. Përfaqësues i komunës së Kolonjës, Përparim Nurellari:

„Kemi katër ditë. Faktikisht, për hir të së vërtetës, punonjësit e pyjores e sidomos të policisë kanë qënë bashkë me ne. Po ashtu një ndihmë të madhe na kanë dhënë edhe zjarrëfikëset e shtetit grek. I janë përgjigjur thirrjes sonë, pothuaj për një orë, një orë gjysëm janë ngritur helikopterët.“

Zjarret kanë hyrë në thellësi edhe të teritorit grek, ku vetëm gjatë një dite janë djegur e shkatëruar mbi 500 ha dëme në pisha e bredha, si dhe janë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme materiale në florën e faunën e rajonit. Për shuarjen e tyre është dashur bashkëpunimi me palën greke. Në operacione kanë marrë pjesë forcat speciale nga të dy vendet, ndërkohë që një avion shpëtimi dhe tre helikopterë grekë kanë qenë pjesë e operacionit. Spiro Ksera, prefekti i rretheve jugore

„Dua t’ju them se zjarrfikëset erdhën për herë të dytë nga pala greke, me ndërhyrjen e ministrit të brendshëm Bujar Nishani, erdhi edhe helikopteri për herë të dytë. Efektivat janë të gatshme, makineritë janë të gatshme, të shpresojmë që fund i gushtit të na gjejë me sa më pak zjarre.“

Bashkëpunimi dypalësh realizohet mbi bazën e një protokoll -marëveshjeje të firmosur dy vjet më parë për ndihmë e ndërhyrje në raste zjarresh dhe

emergjencash civile.