1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria e gatshme te rrisë numrin e trupave në Afganistan

Ani Ruci15 Tetor 2008

Komandanti i Kamandës Supreme të Nato-s për Europën, Gjenerali Cradok, viziton Tiranën. NATO-ja mirënjohëse për angazhimin e Shqipërisë në Afganistan.

https://p.dw.com/p/FaUL

Vlerësimi për reformimin e Ushtrisë, pjesëmarjen e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse të NATO-s kanë karakterizuar deklaratat që gjenerali Cradok, (Kradok) Komandant i Komandes Supreme te NATO-s për Europën dha gjatë takimit në Tiranë me kryeministrin Berisha. "Po shikojmë një përparim domethënës në reformat në fushën e mbrojtjes dhe arritjen e standarteve profesionale. Dëshëroj të them që përparimi ka qenë shumë mbresëlënës", tha gjenerali Cradok. Komandant i komandes strategjike te NATO

Lidhur me kohën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, deklaratat e Gjeneralit Cradok kanë rritur besimin e qeverisë së Tiranës për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO, në samitin e ardhshëm. "Gjykimi dhe besimi ynë është se Shqipëria do të jetë shpejt një anëtare e NATO-s me tëdrejta të plota. Ne po e presim me padurim qe kjo të ndodhë. Shqipëria do te jete shpejt anëtare e NATO-s. Urime për këtë", tha Gjenerali Cradok .

Pjesëmarrja e Shqipërisë në misionet e NATOS në Afganistan është një nga angazhimet më të vlerësuara nga Aleanca: "Misioni me i rëndësishëm i NATO-s në Afganistan sot është treinimi dhe përgatitja e forcave afgane, që ato të jenë në gjendje të marin sigurinë në duart e tyre. Shqipëria po merr pjesë në këtë misoin dhe NATO e falenderon për këtë" tha Gjeneralii NATO-s, Cradok

Nga ana e tij kryeministri Berisha premtoi shtimin e trupave nga Shqioeria në Afganistan "Shqipëria ndjek me shumë interes zhvillimet në Afganistan dhe është e gatshme të rrisë kontributin e saj si në misionin për të ndihmuar këtë vend ashtu edhe më nësi shtesë trupash, me bindjen më të thellë se stabiliteti në Afganistan është me rëndësi për paqen në të gjithë botën" tha kryeministri Berisha. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka hyrë në fazën e tij përfundimtare. Protokolli i anëtarësimit të saj po miratohet nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës Atlantike.