1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shrëder dhe Shirak takojnë Zapateron në Madrid

Barbara Vesel13 Shtator 2004

Kryeministri spanjoll Jose Lui Rodrigez Zapatero, kancelari gjerman Gerhard Shrëder si edhe presidenti francez Zhak Zhirak takohen këtë të hënë në Madrid. Në qendër të bisedimeve të këtij takimi të parë të një niveli të tillë qëndron diskutimi mbi ratifikimin e kushtetutës evropiane që do të miratohet së shpejti, planet e financimeve të Bashkimit evropian për periudhën 2007- 2013, si edhe situata në Afganistan e Irak.Qeveria socialistë ne Madrid synon me këtë takim të theksojnë edhe njëherë se pas ndryshimit të pushtetit në Spanjë, socialistët po i rikthehen partnerëve të tyre tradicionalë evropianë

https://p.dw.com/p/ArGV
Shirak dhe Shrëder gjatë një takimi
Shirak dhe Shrëder gjatë një takimiFotografi: AP

Në asnjë vend të tjetër të Evropës nuk sheh autostrada kaq të reja, me asfalt të butë dhe gati bosh si në Spanjë.Maridi ka metrotë më të mira,ndërsa qytetet më të vjetra si Sevilja krenohen me katedralet dhe kështjellat e rinovuara, ndërkohë që Barcelona dhe qytete të tjera janë kthyer ndërkohë në vitrina të arkitekturës moderne. Dhe në të gjitha sheshet e ndërtimit të vendit krahas flamurit spanjoll valëvitet edhe flamuri i Bashkimit Evropian. Sepse nga Brukseli u derdhën në projekte ndërtimi në Spanjë gati 40% e fondeve evropiane për ndihmën ekonomike rajoneve me zhvillim të dobët. Në buxhetin e deritanishëm që përfundon në vitin e ardhshëm janë gjithsej 50 miliardë euro të derdhura në Spanjë. Një injeksion të tillë financial do t'a kishte dëshiruar edhe ministri gjerman i financave Hans Ajqel.

Tanimë kryeministri spanjoll Zapatero duhet të shqetësohet në pallatin e tij në Madrid, pasi me zgjerimin e Bashkimit evropian kanë hyrë në familjen evropiane anëtarë të rinj më të varfër, kështu që Spanja rrezikohet të humbasë me një goditje të gjithë mbështetjen e mrekullueshme financiare. Zapatero qysh me fitoren e tij të papritur në zgjedhjet në mars u tregua i kujdesshëm dhe dha miratimin e tij për kushtetutën evropiane, për të dhënë kështu sinjalin se vendi i tij kthehet sërish në zemrën e Evropës.
Pa vonesë Zapatero ktheu edhe drejtimin e timonit në politikën e Irakut dhe nga kjo kohë ai i qëndron besnik kundërshtarëve të luftë, Gjermanisë dhe Francës.
Sigurisht të gjitha këto e gëzuan Shrëderin dhe Shirakun:
"unë mendoj se ne që të dy gëzohemi për bashkëpunimin që do të kemi me qeverinë e re spanjolle"- u shpreh Shrëder.
Dhe kjo bëri që të të dy këta personalietete të politikës evropiane të shkojnë në Madrid në një samit të pazakontë tresh. Vetëm kur të vija puna tek paratë atëherë përfundon miqësia. Kur kancelari Shrëder arriti ti sigurojë në Paris mikut te tij francez Shirak, vazhdimin e mbështetjes financiare për bujqësinë, bëhej fjalë për një miqësi të vjetër burrash. A mund Shrëder ta bëjë këtë gjë edhe mikun e tij të ri Zapatero? Kjo nuk dihet.
Qeveria gjermane ka kërkuar ndërkohë kurs kursimi per buxhetin e ardhshëm të Bashkimit evropian. Kjo do të thotë që Zapatero nuk do të marrë premtimin e periudhave kalimtare ku vlejnë rregullat e vjetra dhe paratë derdhen. Fokusi do të kalojë nga Jugu i Evropës në drejtim të Lindjes së varfër. Ky është një lajm të cilën Spanja do njëherë kohë ta përpunojë, megjithëse ky vend shpreson që të shpërblehet për ndryshimet politike që arriti.