1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtajnmajer: Gjermania do të angazhohet më tepër në Kosovë

DW7 Janar 2007

Çështja e vendimit që pritet te merret mbi statusin e Kosoves është e lidhur ngushtë me stabilitetin në Ballkan, tha Shtajnmajer

https://p.dw.com/p/ArZx
Fotografi: AP

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Valter Shtajnmajer është shprehur për një angazhim më të madh të Gjermanisë në Kosovë. Shteinmajer nuk përmend shifra konkrete, por thekson, se në kuadër të BE-së është e natyrshme që Gjermania, si presidente e radhes, t'i përgjigjet detyrimit të saj ndaj Kosovës.

Ministri shtoi se për këtë rajon do të nevojiten edhe me tej burime monetare dhe njerëzore. Këtë deklaratë Shtajnmajer e bëri në një interviste për gazetën "Bild am Sonntag". Çështja e vendimit që pritet te merret mbi statusin e Kosoves është e lidhur ngushtë me stabilitetin në Ballkan. Nuk është e nevojshme të kujtosh vetëm tmerrin e luftrave ballkanike të viteve 90-të për të kuptuar, se stabiliteti në Ballkan është diçka e shtrenjtë, theksoi ministri.

BE-ja, e cila do të marrë përsipër përgjegjësinë e plotë nga OKB-ja, do të angazhohet në maksimum për të parandaluar konfliktet e reja në Kosovë.