1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtajnmajer (Steinmeier) angazhohet për lirimin e infermiereve të arrestuara në Libi

11 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqko

Tripoli: Në rastin e pesë infermiereve bullgare të dënuara me vdekje në Libi, djali i presidentit Muamer Gadafi nuk ka përjashtuar mundësinë që të arrihet një marrëveshje për lirimin e tyre. Pas një takimi me ministrin e jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier), Saif al-Islam foli për iniciativa pozitive të evropianëve. Megjithatë negociatat ndodhen në një fazë shumë të vështirë. Gjatë vizitës së tij në Libi, shefi i diplomacisë gjermane po angazhohet për lirimin e pesë bullgareve dhe një mjeku palestinez të dënuar me vdekje nga drejtësia libaneze. Libia akuzon ata për infektimin e 400 fëmijëve në një spital me virusin vdekjeprurës HIV.