1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtajnmajer viziton trupat gjermane në Afganistan

Ana Engelke22 Gusht 2006

Gjatë një vizite trupave gjermane të stacionuara në Masari Sharif politikani socialdemokrat tha se edhe pse gjendja e sigurisë nuk është optimale misioni mund të kryhet me përgjegjësi nga ushtarët

https://p.dw.com/p/Aqzk
Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer
Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Valter ShtajnmajerFotografi: AP

Dielli përcëllon, asnjë re nuk duket në qiellin e hapur, termometri tregon 40 gradë celsius dhe gjithandej është pluhur. Kështu është Masar-i Sharifi në fund të gushtit. Këtu, në veri të Afganistanit janë stacionuar rreth 1100 ushtarë të Bundesvehrit në kuadër të kontigjentit ndërkombëtarë të trupave ISAF. Këtu ata janë duke ngritur një kuartier të ri qëndror. Por për pak orë puna ndalet sepse për vizitë ndodhet mysafiri i lartë nga Berlini, ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer. Këmishën e tij të bardhë e ka zbërthyer pak më shumë se zakonisht. Edhepse atij i shkojnë djersët ai është i kënaqur me punën e ushtarëve të Budesvehrit.

"Janë shumë bindëse ato çfarë pamë deri tani", sqaroi Shtajnmajer.

Prej të dieles mbrëma shefi i diplomacisë gjermane po qëndron në Afganistan dhe që atëherë nuk kanë të ndalur pyetjet se si është gjendja e sigurisë? Një rëndësi të veçantë kjo temë ka në veri të vendit. Kjo për shkak se këtu janë stacionaur gjithsejt 2700 ushtarë gjerman të ISAF-it.

"Ne sapo dëgjuam dhe ky është një sinjal pozitiv, se pas ngritjes së numrit të atentateve në fazën prej prillit deri në qershor tani siç duket është arritur që përmes përpjekjeve të vazhdueshme që të pakësohet ky rrezik dhe kjo është një shenjë pozitive", tha Shtajnmajer.

Nuk është kjo gjendje optimale e sigurisë por një gjendje ku misioni i ushtarëve mund të kryhet me përgjegjësi, shpreh bindjen e tij ministri gjerman. Rajoni verior për të cilin përkujdesen ushtarët gjerman është sa gjysma e territorit të Gjermanisë. Këtu jetojnë shtatë deri në dhjetë milionë njerëz. Gjeneral brigade Markus Knajp është shef i komandës rajonale për veriun. Për të para së gjithash është me rëndësi që me afganët të bisedohet rregullisht.

"Kjo nuk mund të arrihet me tanksa, me siguri që jo por ne si ushtarë duhet të mbajmë lidhje të ngushta me popullatën. Nëse ne humbim këtë atëherë kemi humbur në përgjithësi. Besoj që ne jemi në një rrugë të mbarë që të vazhdojnë këtë bashkëpunim, pra që të mos fshihemi dhe fortifikohemi", nënvizon gjeneral brigade Markus Knajp.

Një prej atyre që ndihmon mbajtjen e kontakteve të ngushta me popullatën afgane është ushtari gjerman me prejardhje iraniane Hadi Asad. Ai është përkthyes dhe kjo është hera e tij e pestë që angazhohet në Afganistan.

"Ka ndryshuar shumë, posaçërisht nëse shohim shkollat, ka ndryshuar shumë pastaj edhe në rrugë. Në vitin 2004 këtu nuk kishte rrugë si duhet. Tani janë përmirësuar shumë. Infrastruktura është shumë më e mirë dhe njerëzitë janë më të hapur", sqaron Asad.