1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtim i akteve antisemitiste në BE

1 Prill 2004

Rritje e dukshme sidomos në Francë

https://p.dw.com/p/ArHm
Fotografi: AP

Numri i veprimeve me morive antisemite në BE vitet e fundit është rritur dukshem. Kjo mësohet nga një raport që publikoi dje në Strasburg zyra evropiane për vëzhgimin e racizmit dhe armiqësisë ndaj të huajve. Në konsiderate u muar periudha ndermjet 1999 deri 2002.
Sipas raportit në Gjermani janë shtuar veprat antisemite. Nga viti 1999 deri 2000 numri i rasteve me motive antisemite u rrit në 70%. 2002 pati 28 akte dhune të përcaktuara si antisemite, 10 më shumë se një vit më parë. Zyra evropiane për vëzhgimin e racizmit dhe armiqësisë ndaj të huajve vlereson se ato janë nxitje e urrejtjes dhe akte penale propagandistike. Drejtuesja e institutit, Beate Winkler, thotë lidhur me situaten në Gjermani.
"Shqetesuese eshte rritja nga 1999 deri 2000. Pastaj ajo ka rene, por kemi të bëjmë me potencial dhunës. Edhe armiqesimet ndaj bashkesive ebreje janë shtuar."
Gjatë 2 viteve të përgatitjes së raportit organizatat ebreje në Gjermani informojnë rritjen drastike të numrit të letrave, emaileve dhe telefonatave me përmbajtje agresive antisemite. Edhe në Francë, Belgjike, dhe Hollande dhe Britaninë e madhe janë rritur rastet e armiqësisë ndaj ebrejve. Keto shkojnë nga letrat e urrejtjes deri tek venia e zjarrit të godinave.
Në Francë numri i rasteve kunder institucioneve ebreje eshte rritur gjashtë herë. Keqberes sipas raportit të zyres në Vjene janë dy grupe: Më i madhi përfshin "evropiane të rinj të bardhe", të cilet janë të izoluar nga shoqeria. Nga ana tjeter janë muslimanët e rinj, me origjinë nga Afrika e Jugut dhe emigrantë të tjerë. Drejtuesja e studimit, Beate Winkler, konstaton se në Gjermani në qender të akteve antisemite është një grup jomusliman.
" Në Gjermani janë Skinheadsit, ky vazhdon të jetë grupi më i madh."
Drejtuesja e qeverisë evropiane për vezhgimin e racizmit dhe të armiqesisë ndaj të huajve është bërë shumë e kujdesshme në citimin e keqberesve. Shkaku: Në fillim të vitit një studim i BE për antisemitizmin më i pak i zgjeruar dhe i përmbajtur se ky aktuali shkaktoi për javë me rradhe konflikt ndermjet komisionit evropian dhe organizatave ebreje.
Nder të tjera studjuesit e antisemitizmit thonë në studim se një pjesë e madhe e incidenteve antisemite në Evropë e ka burimin në konfliktin izraelito-palestinez. Psh në Francë, ku një numër të madh të incidenteve antiebreje kryhen nga arabët nga Afrika e Veriut, të cilët duan të tregojnë një solidaritet me palestinezet, solidaritet i kuptuar gabim.
Në Strasburg BE dhe presidenti i kongresit eberej në Evropë, Cobi Benatoff, u prezantuan së bashku. Benatoff tha lidhur me studimin për antisemitizmin:
"Ky raport tregon, se çfarë kemi ndjerë në jeten tonë. Që monstra e vjeter, kanceri i vjeter është kthyer perseri, antisemitizmi i ri. Ebrejtë në Evropë nuk mund të bëjnë jetë normale si qytetaret e tjere. Kjo nuk është e pranueshme dhe duhet ndryshuar."
Drejtuesja e studimit për antisemitizmin Winkler u bëri thirrje politikanëve evropianë, që të tregojnë aftesi drejtuese.