1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtohen kritikat ndaj lëvizjes islamofobe "Pegida"

stu/io/vfb13 Janar 2015

Në sfondin e protestave të lëvizjes islamofobe "Pegida" në Gjermani shtohen kritikat ndaj saj edhe jashtë vendit. Në këtë kontekst tërhiqet vëmendja që kjo lëvizje të mos e instrumentalizojë serinë e sulmeve në Paris.

https://p.dw.com/p/1EJ59
Deutschland Demonstration PEGIDA in Dresden
Fotografi: Reuters/F. Bensch

Prej javёsh ithtarёt e lёvizjes islamofobe "Pegida" demonstrojnё ҫdo tё hёnё nёpёr rrugё. Edhe kёtё javё nё disa qytete u zhviluan protetsta dhe kundёrprotetsta. "Pegida" (Patriotët europianë kundër islamizimit të Perëndimit) sërish u vu në lëvizje me protestat e së hënës në disa qytete të Gjermanisë. Pas sulmeve terroriste islamiste në Paris duket se kjo lëvizje islamofobe po i organizon manifestimet e saj nën një dritë tjetër, gjë që ka shkaktuar indinjatë edhe jashtë Gjermanisë.
Dhjetramijё vetё protestuan tё hёnёn (12.01.) nё mbrёmje nё disa qytete kundёr lёvizjes islamofobe „Pegida“. Vetёm nё Mynih morrёn pjesё rreth 20.000 vetё nё njё demonstratё nёn moton: "Mynihu ёshtё shumёngjyrёsh“. Në Lajpcig, sipas tё dhёnave tё policisё u mblodhёn rreth 30.000 vetё pёr tё demonstruar kundёr lёvizjes "Pegida. Nё Hanover demonstruan kundёr „Pegidas“ rreth 19.000 vetё dhe nё Berlin rreth 4000 demonstrues manifestuan para zyrёs sё kancelares. Qytetarët në kundërdemonstrata angazhohen për frymën kozmopolite dhe kundër instrumentalizimit të veprimeve të ekstremistëve islamistë në disfavor të imigrantëve.
Nё Drezden disa qindra mijё vetё iu pёrgjigjёn thirrjes sё aleancёs „Drezdeni pa nazist“. Lёvizja „Pegida“ sёrish mundi tё mbledhё mijёra pasues , rreth 25.000 syresh, pёr marshimin e protestёs kёsaj here organizuar si njё „marshim i pёrmortshёm“ pёr viktimat e terrorit islamik nё Paris – kjo frymё e Pegidas ka ngjallur shqetёsim jo vetёm nё Gjermani por edhe jashtё saj.


Reagimet nga bota e jashtme

Karikaturistët francezë kanë publikuar një fletë volante me titullin "Pegida, zhduku!". "Ne refuzojmë, që 'Pegida' të përvetësojë përkujtimin ndaj kolegëvetanë", tha njëri prej organizatorëve. "Pegida" përfaqëson të gjitha ato, ndaj të cilave kanë luftuar me veprën e tyre kolegët e vrarë të revistës satirike franceze "Charlie Hebdo". "Ne, karikaturistët francezë dhe frankofonë, jemi të tronditur dhe të indinuuar për vrasjen e shokëve tanë. E ne na vjen pështirë, që forcat e djathta përpiqen ta instrumentalizojnë këtë për qëllimet e tyre", thuhet në fletën volante. Ndër njëmbëdhjetë karikaturistët që e kanë nënshkruar atë bën pjesë edhe karikaturisti holandez "ëillem", një ndër bashkëthemeluesit dhe karikaturist i revistës "Charlie Hebdo". Ai gjatë sulmeve nuk ndodhej në redaksi, sepse udhëtonte me tren për në Paris. Karikaturistët u bëjnë thirrje qytetarëve të Drezdenit që të jenë kozmopolitë dhe tolerantë. "Në këtë luftë Drezdeni, ashtu si edhe Parisi, është një qytet simbolik."

PEGIDA Karikatur Frankreich Damien Glez
Karikaturë nga Damien GlezFotografi: picture-alliance/dpa/Damien Glez

Politkanët i thonë jo "Pegdas"


Edhe politikanë gjermanë e kritikojnë lëvizjen "Pegida" me fjalë të qarta. Ministri i Drejtësisë Heiko Maas i bëri thirrje organizatorëve të Pegida-s, që t'i anulojë demonstratat. "Viktimat nuk e meritojnë, të keqpërdoren nga njerëz të tillë që nxisin urrjetjen", tha politikani socialdemokrat për gazetën "Bild". "Eshtë e pështirë, se si ata që qendrojnë pas këtyre demonstratave përpiqen tani ta shfrytëzojnë në interes të tyre krimin e tmerrshëm në Paris."

Kryetari i partisë krisitoandemokrate, Horst Seehofer, kërkoi që aksionet e përjavshme të "Pegida-s" të pezullohen për një afat të pacaktuar. "Unë dua t'u bëj thirrje atyre që janë përgjegjës, që tani që e gjithë bota është në zi dhe e shokuar për ngjarjet në Paris, demonstrata për një përiudhë të caktuar të anullohen", tha ai në intervistë për televizionin ARD. Edhe ministri i Brendshëm, kristiandemokrati Thomas de Maizière kritikoi lëvizjen "Pegida", se po i keqpërdor për qëllime politike sulmet terroriste në Paris.