1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtohet ndjenja e përgjegjësisë

Peter Philipp1 Prill 2004

Përfundon konferenca ndërkombëtare për Afganistanin

https://p.dw.com/p/AqvQ
Fotografi: AP
Konferenca nderkombëtare për Afganistanin vazhdoi sot në Berlin me diskutimet për ceshtjet e sigurisë. Fjala është kryesisht për sigurimin e zgjedhjeve të para të lira, të planifikuara për shtator. Afganistani dhe 6 vende fqinje kishin rënë dakord më parë të bashkepunojnë ngushtë në luften kunder tregtisë së drogës. Konferenca në të cilën bashkesia e shteteve dha një ndihmë prej 8,2 miliardë dollare, përfundoi sot pasdite.
Ai që çon përpara Afganistanin ai mund terrorizmin. Ministri gjerman i mbrotjes, Peter Struck, që e tha kete në konferencen për Afganistanin në Berlin me siguri që nuk donte të thoshte fjalë të mëdha, por deshi të shpjegojë se përse përfaqësues nga më shumë se 50 kombe kanë ardhur në Berlin dhe përse Afganistanit i jepet ndihmë shtesë.
Dhe raste të tilla ka shumë në lidhje me Afganistanin. Jo vetëm pyetja se si ky vend do të kalojë nga lufta në paqe, liri dhe demokraci. Por edhe se si t´i hiqet përgjithmonë baza terrorizmit ndërkombëtar. Dhe si do të vihet nën kontroll problemi i drogës, apo të reduktohej ai. Afganistani është në mbarë botën prodhuesi më i madh i drogës.
Kështu plotësohen interesat e Afganistanit dhe botës dhe vetëm keshtu shpjegohet, që në vitet e fundit është zgjuar gatishmeria për t´u ndihmuar afganëve, të cilet ishin harruar për shumë kohë. Vetem me para kjo nuk kapercehet, por duhet thene se paraja megjithëse nuk është gjithcka ndihmon shumë. Dhe fundja edhe ndihma humanitare përvec angazhimit personal dhe gatishmerisë për sakrifica, matet me para.
Të vjen keq që suksesi apo mossuksesi i ketyre konferencave matet me shumën që japin pjesemarresit. Në Berlin u dha shuma 8,2 miliardë dollare për 3 vitet e ardhshem.
Konferenca e Berlinit është me siguri një sukses, sepse përgjgjesia nderkombetare për Afganistanin është zgjuar serish, edhe pa rezerva nafte atje edhe pas mundesinë që Afganistani të bëhej në një të ardhme të afert partner i mundshem ekonomik. Krahas drogave Afganistani edhe një gjë ka me shumicë, varferi dhe mjerim. Jo vetem prej sot dhe jo që prej talibaneve.