1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtyhet për në nëntor procesi kundër Sadamit

Peter Philip19 Tetor 2005

Sprovë e rëndë për drejtësinë irakiane

https://p.dw.com/p/AqiF
Fotografi: AP

Shumë njerëz e kanë pritur këtë ditë. Këtu hyjnë si viktimat ashtu edhe njerëzit e tjerë në Irak, Iran, Kuvajt, Israel, të cilët kanë vuajtur në kohën e sundimit të egër të Sadamit.Dhjetra mijra të vrarë dhe me qindra mijra njerëz të vdekur janë pjesë e aktakuzës së diktatorit, i cili do të paraqitet sot para gjyqit në Bagdad.

Ky nuk është një proces teatral, as triumf i gjyqësisë.

Procedura hetimore kundër Sadam Huseinit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë në arrati është e përzier edhe me elemente dyshuese. E diskutueshme mbetet edhe çështja se, a do të vendoset drejtësia. Kjo ka të bëjë para se gjithash me monstruozitetin e krimeve. Duke patu parasysh këtë,shtrohet pyetja :A mund të ketë drejtësi? A nuk do të ishte i butë çdo lloj vendimi që mund të marrë gjyqi?Si do te barazpeshohen mijra vrasje me një dënim me vdekje?

Hakmarrja nuk ka të bëjë me drejtësinë

Një gjë është e vërtetë:Hakmarrja nuk ka të bëjë aspak me drejtësinë. Por hakmarrja është diçka të cilën e kërkojnë viktimat. Gjyqi do të marrë përsipër zhvillimin e një procesi të rrezikshëm duke ecur si në teh të shpatës. Nuk duhet të pranohet hakmarrja. Sepse kështu procesi do të përfundonte lehtë duke e shpallur Sadamin një njeri të vdekur. Ngjajshëm ka ndodhur edhe me diktatorin rumun, Nikollaj Caushevskun. Njëkohësisht procesi nuk do të duhej të zgjatej deri në pafundësi, si në rastin e Miloshevicit. Këtë nuk do ta kuptonin njerëzit në Irak, të cilët kërkojnë një dënim. Dikush nga irakianet do ta quante si dobësi dhe mbështetja ndaj tij do të vazhdonte duke shërbyer si një mbulesë e rezistencës kundër pushtuesve.
Procesi duhet të dëshmojë se në Irak kanë filluar kohëra të reja. Kjo nuk do të thotë të "bëhet proces i shkurtër", por të sundojë drejtësia dhe ligji në një vend, ku dikur sundonte Sadami me ligje të ashpra, përkatësisht me paligjësi.

Gjykata nuk është vegël e pushtuesve


Gjyqi nuk guxon të shnëdrrohet në një vegël të pushtuesit. Sepse në rast të këtillë do të ishte më mirë sikur amerikanët ta bënin procesin kundër Sadamit. Që tani shihet se nuk dëshirohet që të ketë një proces të ngjashëm me atë të Nynbergut, i cili u zhvillua kundër nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjykimi i Sadamit para një gjykate nderkombëtare nuk vendoset në pyetje në asnjë mënyrë. Prandaj, procesi u vendos të zhvillohet në kryeqytetin irakian. Duke marrë parasysh dhunën e përditshme në Irak, kjo nuk është edhe një inisiative e lehtë. Kjo detyron që te mbahet procesi prapa opinionit, që të mos njihet identiteti i gjyqtarëve. Nëse Sadami do të vritet, çdo gjë do të mbetet në errësirë. Dhe këtu dalin shumë pyetje, si përshembull, a mund në këtë mënyre të shpallet drejtësia?A mund të flitet për drejtësi nëse duhet heshtur për drejtësinë?