1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së mërkurës

AUD23 Korrik 2008

Arrestimi i të kërkuarit për krime lufte, Radovan Karaxhic, komentohet gjerësisht në shtypin gjerman të së mërkurës.

https://p.dw.com/p/Ei0e
Radovan Karaxhic
Radovan KaraxhicFotografi: AP

Në gazetën FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG për këtë temë lexojmë:

"Arrestimi i të dyshuarit për ushtrues të genocidit, Karaxhic as mund të mendohet se do të kishte ndodhur pa presion politik dhe pa dëshirën e qeverisë serbe, për t'iu afruar edhe më tej BE dhe komunitetit ndërkombëtar. Por kjo nuk do të thotë se autoriteti akuzues i Hagës është pa ndikim. Për kapjen e madhe mund të gëzohet pasardhësi i Del Pontes, belgjiani Serge Bramerc. Dalja e tij në publik bëhet me më pak potere, por me sa duket ai arriti t'i thurrë më me efektivitet fijet se sa Del Ponte."

Ja edhe mendimi i komentatorit të SÜDDEUTSCHE ZEITUNG:

"(Arrestimi i Karaxhicit) do t'a përshpejtojë në Serbi vrullin e nevojshëm mendor-moral, i cili është vënë në udhë para së gjithash nga qeveria e re. Vetëm atëherë kur serbët të mos e mohojnë fajin që i kanë ngarkuar vetes, vetëm kur të mos e shohin më veten në radhë të parë si viktima, por si doras, vetëm atëherë mund të fillojë epoka e re."

Ndërsa FRANKFURTER RUNDSCHAU kujton:

"Karaxhicin e arrestuan, sepse qeveria ende jo stabile ka nevojë për suksese. Sukseset kanë një pamje të tillë, që Evropa ta mbështesë Serbinë dhe ta afrojë edhe më tej me veten. Socialistët janë tani në një varkë me demokratët, pavarësisht prej asaj që ata kanë menduar ose madje kanë bërë dhjetë vjet më parë: nëse ata përkulen në anën e gabuar, atëherë bien në ujë. Edhe pak durim dhe Serbia do ta kapërcejë lumin."