1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së premtes: reforma e federatës dhe fotografitë e Abu Goreibit

ADD16 Shkurt 2006

Në faqet e shtypit të sotëm gjerman gjejmë ndër të tjera komente për reformën e federatës gjermane si dhe për fotografitë e reja nga burgu Abu Goreib të publikuara së fundi.

https://p.dw.com/p/ArrL
Fotografi: AP

Federata dhe landet gjermane ranë dakord për reformën më të thellë federative në RFGJ, që prej themelimit të saj, më 1949.

FINANCIAL TIMES DEUTSCHLAND shkruan për këtë temë:

"Reforma e federalizmit konsiderohej dikur si "nëna e të gjitha reformave". Por rënia dakord nuk është ajo që shpresohej, një rirregullim bazë i marrëdhënieve midis federatës dhe landeve, në këtë kuadër mund të flasësh vetëm për "njerkë". Vendimtare megjithatë është që ideja e shpërfilljes së lëmshit të përvetësohet, dhe jo që instinkti i bllokadës të mbetet i pandryshuar dhe të futen prej derës së pasme sërisht rregulla për të cilat të duhet sërish aprovim i landeve. Një gabim i qartë është që në të ardhmen federata vërtet do të paguajë për arsimin, por nuk do të ketë të drejtë të thotë asnjë fjalë. Rënia dakord nuk duhet të bëjë të harrojmë se zemra e reformës- rirregullimi i marrëdhënieve financiare midis federatës dhe landeve - nuk është fare i përfshirë në paketë. Kur do të bëhet kjo, është krejtësisht e pasigurtë."

KÖLNER STADT-ANZEIGER shkruan për reformën e federalizmit:

"Shumë shpesh është konfirmuar qëllimi i madh prej gjithë pjesëmarrësve: marrëdhëniet midis federatës dhe landeve duhet të çthuren. Por mbështetësit e kësaj reforme më të madhe kushtetuese të Republikës duhet të pranojnë t'u thuhet se së fundi janë sjellë në mënyrë çuditërisht defensive. Cili kryeministër ka kërkuar në mënyrë aktive kompetenca më të mëdha në politikën arsimore dhe të arsimit të lartë? Periudha kalimtare në cështjet proceduriale nuk është vendimtare. E rëndësishme është që cdo nivel shtetëror të marrë përgjegjësi të qarta, për të cilat të japë llogari para qytetarëve."

Në të njëjtin linjë argumenton edhe MITTELDEUTSCHE ZEITUNG:

"Ku mbetën mbështetësit e reformës në federatë, të cilët u sqaruan qytetarëve dhe deputetëve se cfarë përparësie do të ekzistojë kur dhoma e landeve të mos bashkëvendosë më për 60 ligjem, por vetëm për 30 deri 40% të tyre? Cili kryeministër u angazhua për shtimin e kompetencave në politikën e arsimit?"

NEUE WESTFÄLISCHE konstaton:

"Në të ardhmen pra landet do të jenë të vetme përgjegjëse për politikën arsimore. Ky është një mbivlerësim i konferencës së ministrave të kulturës, i atij organi, të cilin qytetarët e njohin si shembull të keq për federalizmin. A e duam ne këtë? Pa përgjegjësinë e federatës për politikën arsimore nuk do të ketë më programe shkolle që zgjat gjithë ditën. Një reformë federaliste, prej së cilës përfitojnë të pasurit dhe e cila i bën të hanë bar të varfërit është një hap pas në traditën e shteteve të vogla."

Disa gazeta gjermane komentojnë edhe publikimin e pamjeve të reja nga torturat në burgun famëkeq të Abu Goreibit.

PFORZHEIMER ZEITUNG shkruan për fotografitë e torturave:

"Shfaqja e fotografive të reja e thellon hendekun midis shumë myslimanëve dhe botës perëndimore. Argumenta më të mirë kundër perëndimit dhe politikës së tij këta kundërshtarë nuk do të jenë në gjendje të gjejnë. Fotografitë me tortura janë ujë në mullinjtë e atyre islamistëve fanatikë, të cilët do të preferonin ta kthenin grindjen që vazhdon për karikaturat e Mohamedit në luftë kulturash - fotografi si ato të Abu Graibit e sjellin këtë luftë një hap më pranë."

Ja së fundit edhe mendimi i komentatorit të LANDESZEITUNG që botohet në Lyneburg:

"Fotografitë e irakianëve të poshtëruar dokumentojnë dështimin e perëndimit në luftën më të rëndësishme që po zhvillohet aktualisht: në luftën për vlera. Kritikën e moralit të dyfishtë perëndimi nuk mund ta shfuqizojë. Sepse, me ç'të drejtë e rrëzuan "kryqëtarët" anglosaksonë torturuesin Sadam, kur tani torturat bëhen në emër të tyre? Videofilma të ushtarëve britanikë që rrahin dhe ekseset e torturuesve amerikanë në Guantanamo dhe Abu Goreib i diskreditojnë vlerat e demokracisë në vendet arabe për një kohë të gjatë. Që fotografitë u botuan pikërisht në atmosferën e nxehtë të grindjes për karikaturat, kjo është fatale. Rreziku shtohet që lufta kulturore të kthehet në një luftë të kulturave.