1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së premtes: takimi i nivelit të lartë të BE pas jo-së irlandeze

20 Qershor 2008
https://p.dw.com/p/ENTF
Fotografi: AP

Takimi i nivelit të lartë të BE-së pas jo-së së Irlandezëve është në qendër të vëmendjes së BE-së. Edhe pse kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-se mundohet ta shmangin nga përdorimi fjalën krizë, ata nuk e fshehin dot nervozitetin, panikun dhe stresin pas votës negative të irlandezëve. Problemi i Irlandës është problem i BE-së, theksoi ditën e parë të takimit edhe kryetari i komisionit të BE-së José Manuel Barroso. Ja si i e komenton shtypi gjerman këtë takim:

"Kölnische Rundschau" shkruan:

"Pas jo-së së irlandezëve janë përsëri të njëjtët që tërheqin vëmendjen për maturi. Kancelarja gjermane mendon se rruga më e mirë është diplomacia e qetë dhe qëndrimi i paepur për t'i bërë për vete edhe irlandezët. Jean-Claude Juncker është luftëtari i dytë për Evropën, i cili do të marrë mbi vete javët e ardhshme një rol të rëndësishëm për riparimin e Evropës. Ai do të luftojë për zgjidhje që nuk pikojnë në asnjë vend. Ka nga ata që duan t'u rekomandojnë irlandezëve që të dalin prej BE-së. Tone të tilla vijnë kryesisht prej kampit të kundërshtarëve të Evropës. Por më e rëndësishme është që të përpiqemi që të tregojmë qartë se si funksionon Evropa, ku si kurrë më parë dominon paqja. Ku në botë ka megjithë problemet më tepër mirëqënie se në Evropë? Evropa ka një vizion mjaft premtues, por ende jo të gjithë evropianët."

Kurse "Frankfurter Allgemeine Zeitung" vëren:

Problemi nuk zgjidhet dot pa ose kundër irlandezëve, por vetëm së bashku me ta. Në këtë mes është e rëndësishme të mbahet parasysh se në Irlandë shpejt a vonë do të organizohet një referendum tjetër për Evropën. Duke mos marrë parasysh shtyrjen kohore, kjo ndoshta do të ishte zgjidhja më e mirë e gjithë zgjidhjeve të këqia. Sepse irlandezët vetëm se shprehën një ndjenjë që mbizotëron edhe në vende të tjera të BE-së, madje tek një shumicë. Kjo ka të bëjë ndër të tjera me zgjerimin e BE-së drejt lindjes dhe perspektivën e një anëtarësimi të mundshëm për Turqinë. Për këtë do të ishte e rëndësishme që tani të fillonim të ndaheshim me kujdes prej një gënjshtre jetike të Evropës: se gjoja thellimi i bashkëpunimit jashtë rregullave të vendimarrjes do të ishte i mundshëm krahas vazhdimit të zgjerimit të radhve të vendeve anëtare.