1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së shtunës për Çmimin Nobel të Paqes

AUD10 Tetor 2008
https://p.dw.com/p/FXzM
Fotografi: picture-alliance/dpa

Shumë nga gazetat gjermane të së shtunës komentojnë nderimin me çmimin Nobel të paqes të ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisaari. WIESBADENER KURIER shkruan:

"Në punën e tij diplomatike Marti Ahtisaari konsiderohet si kompromisi i personifikuar. A është ai një kandidat kompromisi i Komitetit të Cmimit Nobel, i cili me gjasë nuk donte të provokonte ndoshta Pekinin me dhënien e çmimit luftëtarit kinez të të drejtave të njeriut, Hu Jia? Prestigji dhe merita e ndërmjetësit të palodhur Ahtisaari nuk pakësohen, edhe nëse cohen në mend këto reflektime oportuniteti. Vërtet që misioni i tij i fundit i ndërmjetësimit mbetet shumë i diskutueshëm, sepse nuk çoi në kompromis, por në shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Por vepra e jetës e finlandezit meriton çdo nderim..."

Ndërsa nga gazeta NÜRNBERGER NACHRICHTEN shkëpusim:

" Që tani u dëgjuan kritika nga pala ruse, e cila i jep ndërmjetësuesit finlandez fajin kryesor në shkëputjen e Kosovës nga Serbia, me këtë anëtarët e jurisë mund të jetojnë të qetë. Vërtet e justifikuar kjo kritikë ndërkohë nuk është. Ahtisaari nuk pa në vitin 2007 rrugë tjetër përveç një Kosove të pavarur. Edhe vetë ndërmjetësi këmbëngulës nuk qe në gjendje t'i bindte kosovarët, që vendi i tyre është edhe më tej në Serbi."

Ja së fundi edhe BRAUNSCHWEIGER ZEITUNG, me një vlerësim të përgjithshëm për Çmimin Nobel të Paqes:

"Çmimi Nobel i Paqes nuk është çmim harmonie, ai është i diskutueshëm, në bazë të interesave bëhen tregti dhe diskutime, por këtë vit sidoqoftë me një vendim, i cili vlerëson një aftësi të jashtëzakonshme rezistuese për paqen."