1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së shtunës

AUD25 Korrik 2008
https://p.dw.com/p/Ejuw
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gazeta SÜDDEUTSCHE ZEITUNG kujton rezultatet pozitive të bashkëpunimit të drejtësisë me politikën, kur duhet të përndiqen kriminelët ndërkombëtarë:

"Sidoqoftë, vetëm sukseset e viteve të fundit po të kujtosh, konstaton se ato i kanë kaluar thuajse të gjitha shpresat. Rasti i Karaxhicit tregon se cfarë force goditëse mund të zhvillojë bashkëpunimi i drejtësisë me politikën. BE i ofron Serbisë një perspektivë, po të ndërpresë lidhjen me të kaluarën e saj. Meqenëse kjo dinamikë ishte e parezistueshme, Karaxhicin e arrestuan tani bashkëkombasit e vet. Thuajse asnjë despot nuk është më i sigurtë, që dikur nuk do të fryjë një erë tjetër. Kjo është merita e drejtësisë së re botërore dhe e qeverive që i besojnë asaj: një tiran mund të rrëzohet kaq thellë, sa më në fund të jetë vetëm një i akuzuar, i cili luan në sallën e Tribunalit të Hagës pa ditur ç'të bëjë me lapsat e vet."

WIESBADENER KURIER ndalet në efektin e fjalimit të së enjtes të Obamas në Berlin:

"Kaq shumë flamuj të vegjël amerikanë u tundën së fundi kur foli Kenedi, por atëherë për një shkak shumë konkret: sepse vetëm amerikanët e mbronin Berlinin dhe Gjermaninë Perëndimore nga ndërhyrja e sovjetikëve. Tani, shkaqet për entuziazmin janë difuze, ndoshta edhe më sipërfaqësore. Eshtë e saktë që veç mbrojtjes, Amerika ka zgjuar gjithmonë edhe shpresë te gjermanët. Vendi i "mundësive të pakufizuara" , me shanse për të gjithë. Barak Obama e konfirmoi këtë mit me biografinë e tij, nga fëmijë emigranti, në senator dhe kandidat për Shtëpinë e Bardhë."