1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman

12 Shkurt 2004

Ne fokus te komenteve te gazetave te sotme jane reformat per pensionin nga qeveria gjermane si dhe sulmet me te fundit ne Irak.

https://p.dw.com/p/As2M

Gazeta Dyseldorfer Handelsblat per kete problem
mendon:

Teper vone, qysh kur çeshtja e reformave te
pensioneve u shtrua ne Bundestag u sqarua se
perçarjet nuk jane shmangur ende .Ne nje
shoqeri ne te cilen pjesa e te moshuarve
vazhdimisht rritet,papunesia po ashtu,
nderkohe qe lindshmeria sa po vjen e po
zvogelohet, planifikimi i reformave te
pensioneve eshte bere shume i nevojshem.Ne kete
kuader punemarresit do te mund te mbledhnin me
shume para nga taksat. Per pensionistet qe do
te mund te zbusin renjen financiare kjo do
te thote: me shume perkujdesje per vehten ose
nje ngritje te moshes se daljes ne pension.

Shumë gazeta gjermane shprehin shqetësimin për
situatën në Irak e krijuar pas sulmeve me te
fundit.
Pavarësisht nga sulmet e njëpasnjëshme në Irak,
gazeta gjermane die velt(DIE WELT) beson se
strategjia e atyre që po pëpiqen të
destabilizojnë vendin, nuk duket se po
funksionon, sepse irakianët, sipas gazetës,
duan që ta ruajnë lirinë e sapofituar.
Sulmet, shkruan gazeta, synojnë që të ndalojnë
bashkëpunimin e irakianëve me amerikanët dhe të
shkaktojnë luftë civile duke nxitur urrejtjen
mes grupeve të ndryshme etnike dhe fetare.
Por irakianët, deri tani, shkruan gazeta, kanë
treguar "vetëpërmbajtje që duhet respektuar".
"Me kalimin e kohës, një numër gjithnjë në
rritje irakianësh po mësohen të vlerësojnë
lirinë e fituar, pavarësisht nga gjakderdhja,
"shkruan gazeta, e cila në në të njëjtën kohë
paralajmëron se ka edne shumë për të bërë në
fushën ushtarake dhe atë politike për të
stabilizuar situatën.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq pritet të
ndërmjetësojë takimin e parë Prishtinë-Beograd
Kosovë

Ndërkaq, gazeta Frankfurte algemajne cajtung
(FAZ) e komenton me sekpticizem situaten ne
Irak.
"Disa faktorë çojnë tek dhuna në Irak," shkruan
gazeta, "e cila, po të shfrytëzohet nga
terrorizmi ndërkombëtar, mund të prishë planet
amerikane për normalizimin e situatës, në të
njëjtën kohë kur fushata elektorale amerikane
po kufizon hapësirën e ekipit të Bushit për të
manovruar".
Sulmet e vazhdueshme në Irak, shkruan gazeta
tregojnë "prania e trupava të 'koalicionit'
amerikano-britanik po shkakton pikërisht atë që
synonte ta luftonte".