1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi i Kosovës (26.02.2004)

Agim Zogaj, Prishtinë26 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/As2A
Fotografi: Bilderbox

Tema, aq shume aktuale, "Nyja e Mitrovices" sot serish ka zene faqet e para te shtypit te Kosoves. Lidhur me kete, "Koha Ditore" , duke njoftuar per takimin e djeshem te Forumit 2015 I cili debatoi ne temen e sipercituar, shkruan se "Nuk ka rruge te shkurter per zgjidhjen e problemit te Mitrovices", se " Derisa pushtetaret e Mitrovices deklarohen kunder propozimit te Iniciatives Evropiane per Stabilitetin ( ESI ), shoqeria civile keshillon qe propozimi se paku te merret parasysh, meqe eshte me I mire sesa status qu-oja". Gazeta nenvizon se " Derisa perfaqesuesit e pushtetit lokal te Mitrovices u shprehen kunder propozimit te pakos se masave te ESI-t per menyren e ecjes perpara ne vitin 2004 te ketij qyteti, perfaqesuesit e shoqerise civile te Kosoves kete propozim e vleresuan me te mire se status qu-ja e tanishme ne kete qytet".

Pakoja e masave te Iniciatives Evropiane per Stabilitet (ESI) perbehet prej kater pikave dhe ne njeren nga keto pika parasheh qe pjesa veriore e qytetit ti dorezohet komunes se Zvecanit.

Ne piken e pare te masave te propozuara nga ESI parashihet levizja e lire dhe kthimi I prones, ne piken e dyte zgjidhja e ceshtjes se qeverisjes komunale, ne piken e trete perforcimi I institucioneve te UNMIK-ut dhe pika e fundit e pakos se masave per progres ne Mitrovice parasheh strategjine e perbashket te zhvillimit ekonomik per Mitrovicen dhe Zvecanin".

Me gazeten "Zeri" kalojme ne temen e parashikimit te rifillimit te dialogut Kosove – Serbi, per cka gazeta ne kryetitullin e madh hapes konfirmon se " Sipas burimeve te aferta me Administraten e UNMIK-ut, bisedimet Prishtine – Beograd fillojne me 4 mars, ne Prishtine"?

Pra, sipas te njejtave burime behet e ditur se " tani per tani nuk do te kete takim ne nivelin e larte politik, edhe pse, sipas rregullave te dialogut, te percaktuara vjet prej Hari Holkerit, shef I UNMIK-ut, se paku nje takim I tille do te duhej te mbahej gjate ketij viti".

Sic merr vesh "Zeri", " ne UNMIK mbizoteron bindja qe dialogu vertet do te mbahet javen e ardhshme, edhe pse Beogradi zyrtar ende nuk I ka caktuar perfaqesuesit e tij per kete takim".

Perndryshe, burimet e permendura me larte I kane thene "Zerit", " qe deri ne fund te javes Administrata Nderkombetare duhet te marre mbrapa Planin per implementimin e standardeve per Kosoven me verejtjet eventuale te shteteve te Grupit te Kontaktit dhe te Departamentit per Operacione Paqesore te OKB-se".

"Bota Sot" ndersa numrin e qel me rikonstatimin se " te tjerat jane abstrakte, status quoja eshte konkrete. Deklarimet ne perkrahje te dhenies se kompetencave per institucionet e Kosoves, per zhbllokimin e procesit te privatizimit, per bashkimin e qytetit te Mitrovices dhe per shperberjen e sistemit paralel te Serbise ne Kosove, te bera nga Keshilli I Sigurimit, BE-ja, organizmat e tjera te bashkesise nderkombetare, nga UNMIK-u, nga nderkombetaret e tjere te Kosoves, jane mirepritur gjithnje ne Kosove dhe ne opinionin shqiptar ne teresi. Por ato kane mbetur thjesht formulime abstrakte, pa rezultate pozitive ne terrenin e zhvillimeve te proceseve ne Kosove".