1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi i Kosovös

Agim ZOGAJ14 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/As2K
Duke njoftuar per takimin e djeshem te Harri Holkerit me kreret e partive politike te Kosoves, "Koha Ditore" ne kryeartikullin e numrit shkruan se "LDK, PDK, AAK I thone po dialogut - jo Qendres Koordinuese. Edhe Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj sikurse edhe Kole Berisha I LDK-se kane qene ne nje vije rreth qendrimit se Qendra Koordinuese nuk duhet te jete pale ne dialogun Prishtine - Beograd, duke I dhene kesisoji nje jo kesaj qendre dhe Nebojsha Coviqit per pjesemarrjen ne dialogun qe pritet te vazhdoje". Gazeta ben te ditur se " Dialogu me Beogradin pritet te vazhdoje se shpejti ne Prishtine, por Qeveria duhet te kete shume kujdes se me ke do te bisedoje, pasi "Qendra koordinuese per Kosoven" eshte burim krizash, dhe si e tille nuk mund te jete partnere per dialog". Edhe "Zeri" nenvizon se " Lideret mbeshtesin dialogun me Beogradin por kerkojne qe ne tavoline te ulen qeverite e dy vendeve". Ndersa ne editorialin e numrit qe mban titullin metaforik "Per mollen e sherrit dhe pemet e ngjashme" "Zeri" analizon se " Pasi qe ne bashkepunimin e shkelyeshem midis UNMIK-ut dhe pushtetit kosovar u zgjodhen problemet e implementimit te Standardeve per Kosoven, te dialogut praktik dhe teknik, te privatizimit, te papunesise, te zhvillimit ekonomik, te sistemit zgjedhor, te rolit te ardhshem te TMK-se, SHPK-se, PTK-se, AKM-se dhe KEK-ut, zyrtaret nderkombetare dhe ata vendore kuptuan qe u ka mbetur vetem edhe nje problem jo edhe aq I parendesishem per ta adresuar: ai I muraleve ne hapesirat e renovuara te Kuvendit te Kosoves". Gazeta shkruan se " Thuhet qe tani jan tri murale, permbajtja e te cilave, por edhe cilesia artistike, sipas te gjitha gjasave, mund te behet molle sherri qe disi do te medyshe nivelin aq te larte te suksesit ne veprimin dhe punen e nderkombetareve dhe te vendoreve". Ndersa "Bota Sot" numrine qel me rikonstatimin se " Levizjet e deritanishme nuk jane levizje dalese nga status quoja, ato jane levizje vendnumro, te cilat, nga pikepamja vizive krijojne pershtypjen e genjeshtert, pra iluzionin se dicka po leviz, por ne te vertete, keto levizje vetem e tehumbin token poshte kembeve tona". "Bota Sot" konkludon se "Institucionet e Kosoves, me ne fund, duhet te pozicionohen qartazi per rolin qe ata kane ne kete status quo qe deri sot e ka vulen e nderkombetareve dhe te bashkesise nderkombetare, por qe pashmangshem do te vije duke e thelluar fajin e institucioneve te Kosoves, te cilat jane mbartese te votes se popullit te Kosoves, mbartese te votes se sovranitetuit te Kosoves". "Epoka e re", gjurmeve te lajmeve per krijimin e partive te reja politike ne Kosove, nder te tjera komenton se " Nese Kosova ne periudhen e ardhshme do te mbetet pa opozite ne raport me vendoret dhe administraten nderkombetare, dhe do te vazhdoje te perbehet nga copeza, kjo do te thote se skena politike do te perballet me mosunitet, me percarje dhe me pagatishmeri per te marre vendime unike dhe kur jane ne pyetje ceshtje madhore, ashtu sic ndodhi edhe ne kete periudhe te formimit te institucioneve".