1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi i së premtes, 24.11.2006

DW24 Nëntor 2006

Gjykata Federale vendosi se shuma 345 euro garanton minimumin e ekzistencës dhe një jetë dinjitoze

https://p.dw.com/p/Armq
Kryebashkiaku i Berlinit Klaus Wowereit
Kryebashkiaku i Berlinit Klaus WowereitFotografi: picture-alliance/dpa

Përfituesve të ndihmës sociale në Gjermani, të njohur si Hartz IV, do tu duhet t'ia dalin edhe në të ardhmen me 345 euro në muaj. Gjykata Federale për Çështje Sociale në Kassel vendosi se kjo shumë garanton minimumin e ekzistencës dhe një jetë dinjitoze. Padinë e kishte ngritur një grua nga landi Baden-Württemberg. Ministri i punës Franz Müntefering e përshëndeti vendimin, shoqatat e mirëqenies sociale e kritikuan atë.

Në lidhje me vendimin Süddeutsche Zeitung komenton:

Përjashto shpenzimet e qirasë, përfituesit të ndihmës Hartz IV i duhet t'ia dalë me 345 euro në muaj; gjykata federale për çështje sociale sapo e konfirmoi këtë në një vendim bazë. Dhe një azilkërkuesi i takon një minimum ekzistence dukshëm më i ulët. Është mëse e qartë: minimumi i ekzistencës varet nga kapaciteti për ta financuar. Ka ardhur koha që për këtë çështje të mendohet parimisht; bëhet fjalë për konkretizimin e debatit mbi shtresat e ulta.

Në gazetën Stuttgarter Zeitung lexojmë:

"Vendimi nuk është shumë i guximshëm, por i kuptueshëm. Problemet kryesore me Hartz IV nuk kanë të bëjnë aq shumë me vlerën e ndihmës sesa me hollësitë. Dhe këtu Gjykata Federale për Çështje Sociale bëri tashmë të qartë se është e gatshme të vendosë më shumë drejtësi për rastet individuale. Fjalën e fundit lidhur me pajtueshmërinë kushtetuese vazhdon ta ketë Gjykata Kushtetuese. Për çështjen do të vendoset atje një ditë, natyrisht për shumë të prekur tepër vonë.

Badische Zeitung që botohet në Freiburg shkruan:

Që gjykatësit i lënë hapësirë të madhe ligjvënësit në përcaktimin e shumës së ndihmës mund të jetë në rregull nga pikëpamja ligjore. Vendimi ndjek tendencën e vendimeve të gjykatave të larta që çështjeve të diskutueshme sociale të mos u përgjigjen më juridikisht, por t'ia kthejnë mbrapsht politikës. Por ky vendim shkon më tutje. Ai i lejon ligjvënësit, ta llogarisë minimumin e ekzistencës jo vetëm sipas nevojës, por ta vendosë atë aq ulët, saqë në këtë mënyrë të krijohet trysnia për të pranuar sa më parë një punë. Për shumë ekonomistë as kjo nuk është e mjaftueshme. Dhe për aq kohë sa ka punë në masë të mjaftueshme, kjo është ndoshta e drejtë. Megjithatë kur shumë njerëzve nuk mund t'u bëhet asnjë ofertë për punë, atëherë shtrohet pyetja se sa relativ lejohet të jetë minimumi i ekzistencës.

Megjithëse dështoi papritur në votim kryebashkiaku i Berlinit Klaus Wowereit u rizgjodh prej dhomës së deputetëve të Berlinit. Në raundin e dytë të votimit socialdemokrati Wowereit mori 75 vota pro; 74 deputetë votuan kundër tij. Kreu i fraksionit kristiandemokrat Friedbert Pflüger tha se rezultati tregon sa e paqëndrueshme është aleanca midis Partisë Socialdemokrate dhe Partisë së Majtë.

Der Tagesspiegel e Berlinit komenton:

Thuhet se humbjet edhe i forcojnë politikanët; e thoshin për veten edhe më të mëdhenjtë, nga Willy Brandt-i deri tek Helmut Kohl-i. Por kjo humbja e Berlinit është në një kategori tjetër. Nga pikëpamja politiko-strategjike e përhapjes së ndikimit të Wowereitit përtej Berlinit ky rezultat e ul atë nga një kryeministër me të drejtë për më shumë në një kryebashkiak. Berlini dobësohet në pretendimet e veta kundrejt landeve të tjera, kur atij që i paraqet ato i duhet të luftojë për legjitimitetin e vet. Kush nuk është në gjendje të bindë njerëzit e tij, si do t'ia dalë atëherë të fitojë të tjerët, të cilët sidoqoftë janë skeptikë ndaj qytetit të tij?

Ndërsa në Thüringer Allgemeine thuhet:

Klaus Wowereit-i mund të ulet vetëm me kujdes në karrigen e tij. Dy këmbë janë pak të sharruara. Jo prej kundërshtarëve politikë, por prej njerëzve të vet. Djallëzia në këtë mes është se ata mbeten të pazbuluar. Me shprehjen e lirshme nuk kam ëndrra të këqija si Heide Simonis, kryebashkiaku i Berlinit u përball me bindje në fitore me rizgjedhjen. Ajo dukej aq e sigurt, saqë as ai e as kryetari i parlamentit Momper nuk vunë re që nuk e morën shumicën në raundin e parë. Opozita do t'i kujtojë shpesh turpin që ai frenoi kur ishte thënë po-ja për pranimin e zgjedhjes.