1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi i sotem ne Gjermani

1 Dhjetor 2003

Kongresi i ekologjisteve gjermane - Kushtetuta Evropiane

https://p.dw.com/p/As3s

Tri dite me radhë të gjelberit gjermanë diskutuan në Dresden, zgjodhen kandidatët për në Evropë, morrën vendime rreth çështjes së migracionit dhe tatimeve mbi të ardhurat. Kryetari i partisë, Rajnard Bytikofer, e cilësoi kongresin si të suksesshëm. Të përditshmet sot prandaj u kane dhene nota me te mira.

Kështu për shembull gazeta MANNHEIMER MORGEN shkruan:

"Kongresi jospektakolar që u mbajt në Dresden e konfirmon bilancin pozitiv që mund të nxjerrin ekologjistet që nga zgjedhjet e këtej. Këtë e shohin edhe zgjedhësat, që po u japin tani vlera të jashtëzakonshme këtyre fëmijëve, që më parë nuk ishin edhe aq sistematikë në politikë. Pra të gjelberit po burojnë energji? Në fakt, jo. Sepse notat e mira nëpër editorialet e mediave dhe anketimet me rezultate të përsosura, nuk mund ta mbulojnë faktin, që Partia Socialdemokrate ndërkohë preferon, që reformat e mëdha t'i diskutojë më mirë me Kristiandemokratët. Të gjelbrit kanë mbetur në cepin e tavolinës. (...).'

Në të përditshmen FRANKFURTER RUNDSCHAU për të njëjtën temë thuhet:

'Enigma e madhe e drejtësisë vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Si mund të kapen për bishti pasanikët, megjithëse ata janë gjithmonë të aftë të shpetojnë. Dhe si mund të merren në mbrojtje ata, që janë të lidhur me lokalitetin, nuk janë shumë të pasur, por shumë të vlefshëm për ruajtjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Është më mirë të mos kesh zgjidhje ende, se sa të bësh sikur ky problem nuk ekziston fare. (...) Të gjelberit të paktën po e kërkojnë një zgjidhje, megjithëse propozimet e tyre deri tani nuk janë ende të gatshme për t'u servirur.

Edhe një vështrim në MITTELDEUTSCHE ZEITUNG nga qyteti gjermanolindor Halle:

'Po ta shohesh me vemendje, mbeten shume gjera ende te pasigurta. Si do ta kaperceje partia kalimin ne epoken Post-Fisher? A do të mbetet në aspektin afatmesëm e lidhur në koalicion me SPD-në? Dhe më tej, Gjermania Lindore vazhdon te mbetet zona me problematike. Mungojne kokat dhe konceptet per landet e reja. Ne dhjete vendet e para te listave te zgjedhjeve per Evrope, ishte vetem nje person nga Lindja. Pare ne aspektin e politikes me personelin, eshte shenje varferie thelbesore.

HANDELSBLATT hedh drite mbi grindjet rreth kushtetutes se re te Bashkimit Evropian.

Marreveshja qe u arrit kete jave per krijimin e nje unioni mbrojtes, sipas nismes se Berlinit, Parisit dhe Londres duket ne fillim sikur eshte hap i pare drejt normalizimit. Por 25 vendet nuk po mesojne asgje nga rremuja rreth paktit te Stabilitetit. Polonia dhe Spanja e ndjejne veten edhe me te konfirmuar ne idene e tyre, per te penguar me çdo kusht qe te reformohet menyra e e peshimit te votave te shteteve antare ne keshillin e ministrave. Te dy keto vende kane frike se do te humbasin pushtet. E ato po e shpien luften rrezikshëm deri në majë. Gjermania dhe Franca nuk mund t'u kundervihen dot. E keto jane viktima te politikes se vet. E keshtu, qeverisja e Bashkimit te Zgjeruar, qe eshte edhe qellimi i mirefillste i kushtetutes po vihet ne rrezik.

Në këtë kontekst gazeta SÜDDEUTSCHE ZEITUNG shtron pyetjen: 'E pakutpueshme eshte se, perse ministri i jashtem britanike, Xhak Strou, u del përkrah këtyre opozitareve. Ideja e tij, që çështja delikate rreth pushtetit te Brukselit të zgjidhet pas gjashtë vjetësh, pra në vitin 2009, duket si ndonjë sabotim. Në këtë mënyrë, Strou e pranon presionin nga Varshava dhe Madridi per te ndryshuar pozicionin. Dhe ai te ben te dyshosh, qe as qeveria britanike, nuk do ate per te cilen flet kaq shume, pra nje Evrope, e afte per veprim.