1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi ndërkombëtar për takimin e nivelit për punësimin në Gjermani

19 Mars 2005
https://p.dw.com/p/ArwG
Te rinj të papunë në Gjermani
Te rinj të papunë në GjermaniFotografi: dpa

Takimi i nivelit të lartë për punësimin të zhvilluar midis Kancelarit gjerman Gerhard Schröder dhe udhëheqësve të kristiandemokratëve dhe socialkristinëve gjeti prezencë në shtypin e kësaj jave.

Neue Zürcher Zeitung shkruan për takimi e lartë të punësimit në kalncelarinë gjermane:

"Në Gjermani nuk ka patur asnjëherë kaq shumë retorikë reformuese dhe kaq shumë irritim. Por asnjëherë nuk ka patur edhe nivel kaq të lartë papunësie. Meqenëse kufiri i dhimbshëm i 5 milionë njerëzve pa vend pune u kapërcye në muajin shkurt, nuk mund të rrihet më duarkryq. Talenti më i madh politik i Schrëderit ka qenë i lidhur me faktin se ai ka qenë gjithnjë në gjendje që në momentin e duhur dhe me mjeshtërinë e duhur mediale t`i sjellë situatat në favor të vetes. Me një tufë planesh dhe projektesh ai është duke bërë tani shumë zhurmë. Qëllimi i masave që u prezantuan në parlament duhet të jepte idenë e rikthimit të Gjermanisë në vend atraktiv për investime."


Gazeta Le Republicain Lorrain që botohet në Metz e sheh kancelarin Schröder mes vështirësish të mëdha:

"Gerhard Schrëder ka rënë në grackë. Ai është bllokuar nga opozita, e cila përbën shumicën në Këshillin Federal, por që në rastin më të keq mund t`i japë atij mundësinë e vendosjes së Vetos ndërsa në rastin më të mirë mund t`i japë të drejtën të thotë një fjalë në politikën e qeverisë. Punëdhënësit e pengojnë kancelarin kur i zhvendosin vendet e punës jashtë Gjermanisë. Ata nuk i japin shpërblimin e duhur kancelarit të majtë, i cili pati guximin të merrte në duar reformën më të madhe që ka kaluar historia e shtetit të pasur të Republikës Federale. Dhe në fund kancelari është lodhur shumë nga Euro, kriteret e stabilitetit të të cilës së bashku me gjendjen e arkës publike e pengojnë Gjermaninë që të zhvillojë një politike në përshtatje me konjukturën".

Gazeta vjeneze Kurier kritikon rezultatet e takimit të nivelit të lartë në kancelari:

"Schrëder e tregoi sërish veten si europian i keq dhe ekonomist i keq. Sepse problemet e Gjermanisë kanë të bëjnë kryesisht me ngurtësinë e sistemit të taksave dhe ligjet e këqija. Tregut gjerman të punës, ndryshe nga atij austriak, i mungon fleksibiliteti. Paktet kolektive gjermane (që quhen në Gjermani kontratat e tarifave) i lejojnë pak hapësirë sipërmarjeve, ndaj prodhimi largohet nga Gjermania në drejtim të vendeve të tjera. Ulja e taksave është sinjal se është njohur gjendja mizerje e vendeve te punës. Vetëm kaq. Por meqenëse kjo dihej edhe më parë "gjigandit të sëmurë të Europës" do i duhet të vazhdojë lëngimin në krevat"

Financial Times e Londrës mendon për njoftimin e Shrëderit se do ulë taksat për sipërmarrjet:
"Schrëder e bëri të qartë se konkurenca në fushën e taksave me vendet si Estonia, Republika Sllovake dhe Polonina ka luajtur rol të madh në marrjen e vendimit nga qeveria gjermane që të përfshijë uljen e taksave kolektive në paketën e masave që duhen marrë për t`i dhënë hov të ri ekonomisë. Por kompleksiteti i sistemit gjerman të taksave tregon se këto copëza taksash kanë volum të vogël në shumën e taksave që paguajnë sipërmarrjet, ndaj dhe kjo masë do ketë pak efekt. Nësë çdo gjë shkon siç duhet, atëherë propozimet e Schrëderit për reformimin e sistemit të taksave janë hapi i parë i dobishëm për krijimin e sistemit të drejtë dhe efektiv të taksave për sipërmarrjet, çka nga ana tjetër do ndihmojë për uljen e shifrë së 5,2 milionë të papunëve".


Gazeta vjeneze Der Standart hedh një vështrim mbi dështimin e zgjedhjeve në landin Shlesvig Holstein dhe pasojat e tij për socialdemokratët dhe ekologjistët:

"Pika më e ulët e Heide Simonis në karrierë, nuk i prishi shijen vetëm kancelarit gjermani cili zhvillonte atë ditë takimin e nivelit të lartë për punësimin, por i prishi shijen gjithë socialdemokratëve dhe ekologjistëve. Qeveria e Simonis u rrëzua faktikisht që në ditën e parë të zgjedhjeve para katër javëve. Ringritja u bë e mundur vetëm me ndihmën e pakicës daneze. Por dëshira ishte shumë e madhe për të dhënë një sinjal për zgjedhjet parlamentare të Landit të Nordrhein Westfalenit, i cili qeveriset nga socialdemokratët dhe ekologjistët. Nga Kili tani erdhi mesazhi i dështimit të socialdemokratëve dhe ekologjistëve. Ndërkohë që këta fshijnë djersët e ankthit, kriatiandemokratët fërkojnë duart nga gëzimi dhe mezi presin që qeveria e socialdemokrateve dhe ekologjistëve të humbasë në maj zgjedhjet në Nordrhein Westfalen. Kështu kristiandemokratët i afrohen edhe një hap më tepër qëllimit që kanë".