1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi nga Gjermania

4 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3k

Në qënder të komenteve të gazetave gjermane sot është vizita e kancelarit gjerman në Kinë. Një tjetër temë është rezultati i numërimit të popullsisë në Maqedoni

Lidhur me vizitën e pestë të kancelarit gazeta Süddeutsche Zeitung shënon

"Edhe sikur të ishte e vertete që fabrika e djegjes së elementeve atomikë në Hanau nuk mund të përdoret edhe aq mirë për qëllime ushtarake mënyra se si Shrëder i mohon rezervat që ka, të lë të kuptosh gjithçka. Por më shumë të lë të kuptosh përkrahja e tij për heqjen e embargos së armëve ndaj Kinës. Rëndësi ka që klima e biznesit të jetë në rregull. Kancelari e la fare pas dore çeshtjen e të drejtave të njeriut. Ai nuk e ka kuptuar që respektimi i tyre është një predispozitë për investime afatgjata. Një vend që nuk respekton të drejtat dhe liritë qytetare, mbetet potencial destabilizimi."

Më ashper e akuzon Shrëderin gazeta e Berlinit Tagesspiegel:

"Edhe pse shumica e kinezeve sot gëzon më shumë liri, të drejtat e individit vazhdojnë të shkelen në mënyre masive. Në kampet e punës ndodhen mijëra përkrahës të lëvizjes Falun Gong, shumë nuk dalin gjallë nga kampet e riedukimit. Por më e erret është situata në Tibet dhe në provincën muslimane Xinjiang. Nqs Shrëder e bën temën e të drejtave të njeriut një ceshtje anësore në provincë, nqs ai të krijon përshtypjen, se ka mirëkuptim për kercenimet me luftë që Kina i ben Tajvanit, atë kancelari e bën të pabesueshem veten dhe politikën e tij ndaj Kinës.

Gazeta Mannheimer Morgen shtron

"Një herë kancelari i jep Pekinit perspektivën e përfundimit të embargos së armëve, pastaj edhe shitjen e fabrikës së elementeve djegese në Hanau, sikur të dyja të ishin diçka e vetekuptueshme për shpirtin delikat të të gjelberve. Të gjelbrit, mund të ketë menduar Schrëder, janë zbutur dhe e durojnë edhe këtë. Një çikë më teper kujdes nuk do të kishte bërë dëm. Kështu vizita e pestë e kancelarit në perandorinë e mesit ishte gjithsesi një nxitje e arritur e ekonomisë. Por koalicionin e tij vetem e ka dëmtuar."

Gazeta e Berlinit die Welt shkruan:

"Sinjalet që vijnë nga turi tregtues i Shrëderit në Kinë janë të pakeqkuptueshme: Në shtepi mund të më torturoni në greminën e krizave të buxhetit dhe të kontributeve sociale. Por kur dal jashte atehere heq nga rruga për ekxportin çdo barriere morale apo politike. Po kështu reagon edhe rrethi i tij që nga komisioni i BE në Bruksel deri tek partneri i gjelëber në koalicionin qeveritar, për të mos folur për partinë e tij. Por neser në atdhe Shrëder duhet të nisë perseri të pjekë bukë të vogla të kompromiseve, atehere s´ka më "i madh në Kinë."

Nën titullin "Numërimi i popullsisë në Maqedoni ndesh në levdate dhe kritikë" gazeta Frankfurter Rundschau shkruan. Në krahasim me numërimin e vitit 1994 shumcia maqedonase është pakësuar me 2%, ndersa shqiptaret janë shtuar 3%. Me kete bien poshte spekullimet e politikaneve shqiptare, që flisnin për 30% shqiptare. Edhe pohimet e maqedonasve se shqiptaret janë më pak se 20% dhe nuk mund të gezojnë masat e marrëveshjes së Ohrit për pakicat nuk qëndron. Një diplomat perendimor në Shkup e cilesoi rezultatin si të thuash perfekt se në të dy grupet e popullates nuk shkakton as deshperim dhe as eufori, por një kenaqësi të mesme, të cilen mund ta pranojnë të gjithë." Gazeta Süddeutsche Zeitung në artikullin "BE duhet ta deshmojë veten në Ballkan shkruan. "BE e sheh si prioritet të vetin të stabilizojë shtetet e Ballkanit Perendimor dhe t´i përgatisë për në BE. Zgjedhjet e fundit në Serbi dhe Kroaci shtojnë dyshimet ne se kursi i deritanishem i reformave në rajon mund të vazhdohet pa problem. Në Serbi deshtoi për herë të trete në nentor zgjedhja e presidentit për mospjesemarrje në zgjedhje. Shumicën e votave i mori kandidati i partisë nacionaliste. Evropa veshtron me shqetesim zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në fund të muajit. Një problem tjeter del nga pasojat që do të kete zgjerimi i ri i BE. Ai do të theloje divergjencat politike dhe ekonomike ndermejt vendeve të pranuar dhe atyre të mebtur. Edhe marreveshja për vizat dhe shengenin rrezikon të ngrejë kufinj të rinj ndermjet anetareve të ardhshem dhe jon antareve dhe të pengojë bashkepunimin në rajon