1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Ani Ruci13 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As32
Gazeta "Korrieri" boton sot kryeartikullin," Një pyetje që mungoi" shkruar nga publicisti i njohur Fatos Lubonja. Autori shkruan se në kronikat për ngjarjen dramatike të 9 janarit, në ujrat e detit Jon, mungoi pyetja drejtuar qytetarëve: Po të ishin ata në vend të pronarëve të skafit, apo kontrolluesve të trafikut, a do të lejonin nisjen në një mot të tmerrshëm si ai i natës së 9 Janarit? Askush nuk do të guxonte t´i përgjigjej pozitivisht kësaj pyetjeje, shkruan gazeta "Korieri" por ajo të çon tek burimi i tragjedisë së 9 janarit: ngritjen në Shqipëri të një sistemi ekonomik që mbështetet në shtrydhjen e të ardhurave dhe të djersës së shumicës nga një pakicë maskarenjsh dhe aventurierësh. Një sistem politik që mbështetet në shfrytëzimin e inorancës së shumicës së varfër të shqiptarëve nga një pakicë maskarenjsh dhe aventurierësh.Në Shqipëri, vazhdon gazeta, është ngritur një sistem vlerash që i bën këta maskarenj të ndihen krenarë dhe të kenë përçmim për viktimat, që janë rropatur për t´i paguar atyre 1300 eurot e udhëtimit të vdekjes. "Korieri" përfundon duke theksuar se për nisjen e gomones natën e 9 Janarit drejt vdekjes kane pëgjegjësi të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Gazeta "Korieri" boton sot edhe opinionin" Trafiku frymëzohet nga qeveria," shkruar nga politikani i njohur Sabri Godo." Organizatat kriminale mbijetojnë vetëm në sajë të lidhjevetë tyre me strukturat shtetërore. Tragjedia e fundit nëVlorë është dëshmia më rrënqethëse dhe më cinike se strukturat shtetërore, që duhet të luftojnë krimin, trafiqet dhe terrorin janë oksigjeni pë veprimtaritë kriminale në vend," citojmë një paragraf nga ky opinion. Gazeta "Koha Jonë" i hap sot matzerialet e saj me lajmin e rikthimit të krizës në qeverine e saporikompozuar të kryeministerit socialist, Fatos Nano. Sipas kësaj gazeta, mocioni i votëbesimit, i kërkuar nga opozita gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare të së enjtes, rrezikon postin e kryeminstrit Nano. Aftësia e drejtimit të qeverisë prej tij, vazhdon "Koha Jonë", vihet sërish në pikëpyetje pas tragjedisë së 9 janarit në ujrat e Jonit. Gazeta "Shekulli" boton sot komentin "Kur shtetari është një dendi" i cili fokusohet në faktin e mosndërprerjes së pushimeve dimërore nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Nano, për shkak të tragjedisë së Vlorës, ku humbën jetën 21 vetë. "Shekulli" shkruan se nuk dihet të ketë ndodhur ndonjëherë në botën e sotme me distanca të sjkurtuara nga teknologjia, që kryeminsitrii një vendi të shfaqet në atdhe 48 orë pasi është konsumuar një tragjedi e rëndë.Qytetarët e një vendi demokratik meritojnë të dinë se cilat janë burimet legale financiare të kryeminisatreit dhe nëse ka mospërputhje mes tyre dhe shpenzimeve prej kalifësh që bën familja e kryeministrit Nano."