1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ägypten Krise

7 Shkurt 2011

Ushtria është përpjekur pa sukses të pastrojë gjatë natës së kaluar sheshin Tahrir në qendër të Kajros. Korrespondentët njoftojnë se ushtarët kanë shtënë edhe me armë zjarri në ajër, por demostruesit nuk u larguan.

https://p.dw.com/p/10C1E
Qindra mijëra vetë vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak
Qindra mijëra vetë vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e presidentit Hosni MubarakFotografi: picture-alliance/dpa

Një nga biznismenët, shkencëtarët dhe intelektualët, që duan tani të marrin fatin e vendit në duart e tyre është edhe mbajtësi i çmimit Nobel për fizikë, Ahmed Sewail. Ai krahason lëvizjen demokratike të 25 janarit me revolucionet e mëparshme në Egjipt. 60 vjet pas puçit ushtarak të oficerëve të lirë, njerëzit kanë dalë sërish në rrugë të kërkojnë liri dhe demokraci, pohon Seveil. Rininë në sheshin Tahrir ai e quan "fytyrën e Egjiptit".

Ägypten Opposition Gamila Ismail Frau von Ajman Nour
Gamila Ismail nga partia opozitare GhadFotografi: AP

Sevail ka biseduar me ta plot shtatë orë dhe ka hartuar një propozim pesë-pikësh për daljen nga kriza: „Ndryshimin e kushtetutës, heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, lirimin e të burgosurve politikë, zgjedhjet e lira dhe reformat e ligjit për mediat".

Këto kërkesa nuk ndryshojnë shumë nga gjërat që ka biseduar zëvendëspresidenti Omar Suleiman, me disa pjesë të opozitës.

Ai ka lëshuar një kumtesë, e cila e konfirmon dhe plotëson fjalimin e presidentit Hosni Mubarak: ndryshimet kushtetuese duhet të përgatiten nga një komitet i veçantë, por ai ende nuk është krijuar. Gjendja e jashtëzakonshme duhet të hiqet, ndonëse nuk dihet kurrë se kur. Ligji për mediat duhet të ndryshohet ndërsa të burgosurit politik të lirohen - dikur.

Një zëdhënës i Vëllerzërve Myslimanë e përshkruan kështu takimin me zëvendëspresidentin: "Nuk ka pasur negociata po vetëm këmbim qëndrimesh."

Der Nobelpreisträger Ahmed Zewail
Mbajtësi i çmimit Nobel për fizikë, Ahmed SewailFotografi: picture-alliance/Photoshot

„Për një afat të caktuar kohor, njerëzit nuk do të largohen nga sheshi Tahrir", pohon politikania Gamila Ismail nga partia opozitare Ghad.

Ndërkohë që kërkesa kryesore që, i ka detyruar njerëzit të dalin në rrugë nuk është prekur ende: fundi i qeverisë së presidentit Mubarak. "Njerëzit në sheshin Tahrir duan që Mubaraku të largohet", pohon Ismail.

Presidenti Muhammad Hosni Mubarak, do të jetë presidenti i parë i një vendi të madh në Lindjen e Mesme, i cili për së gjalli do t'ia dorëzojë pushtetin një politikani tjetër, pohon Sewail. Kjo do të thotë që demonstruesit duhet të mbeten në rrugë edhe shtatë muaj, deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në Konferencën e Sigurisë, kancelarja Angela Merkel dhe shumë politikanë të tjerë perëndimorë kërkuan që të mos merren vendime të ngutshme dhe të evitohet kaosi i mundshëm.

Një kompromis i mundshëm është ai i "Këshillit të të mençurve", i cili përbëhet prej nëntë personaliteteve të njohura. Ai sugjeron që presidenti Mubarak të mbetet formalisht në pushtet, por që detyrat e tij t'i kryejë zëvendëspresidenti Suleiman, propozim që ai ka refuzuar. Ndërkohë po vazhdojnë përpjekjet për hartimin e një plani kohor dhe dokumentave të duhura, sheshi Tahrir në qendër të Kajros po shndërrohet ngadalë në një fshat.

Autor: Esther Saoub/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë