1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Siguri e rreptë" në Kosovë

Bekim Shehu30 Mars 2007

Autoritet e rendit në Kosovë, kanë shtuar masat e sigurisë në të gjithë territorin e Kosovës dhe këtë operacion e kanë koduar "siguria e rreptë".

https://p.dw.com/p/ArX1
Trupat e Nato-s
Trupat e Nato-sFotografi: AP
Shtimi i masave të sigurisë është urdhëruar pas disa shpërthimeve që ndodhën gjatë javës në pjesën veriore të Mitrovicës. Autoritet ndërkombëtare, thonë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e tendosur, ndërsa aktet e dhunës të shënuara në pjesën veriore të Mitrovicës i cilësojnë të dëmshme për procesin final të zgjidhjes së statusit.