1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sinjale pozitive nga konferenca e paqes për Sirinë

rtr, dpa, afp/mck27 Janar 2014

Nga Gjeneva ku po zhvillohen negociatat e drejpërdrejta mes delegacionit qeveritar sirian dhe opozitës jepen sinjalet e para pozitive. Përfaqësuesit e Assad-it premtojnë mbrojtjen e civilëve.

https://p.dw.com/p/1Axc9
Fotografi: cc-by-nc-nd/UN Photo/Jean-Marc Ferré

Në konferencën për paqe në Siri që zhvillon punimet në Gjenevë të Zvicrës është arritur një rezultat i parë konkret për mbrojtjen e civilëve. Delegacioni i presidentit Baschar al-Assad pas raundit të dytë të negociatave të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e opozitës thanë se gratë dhe fëmijët mund të largohen nga qendra e rrethuar e qytetit Homs. "Siria do të lejojë gratë e fëmijët për t'u larguar nga disa zona të pushtuara në Homs “që nga ky moment”, deklaroi ndërmjetësi i OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakhdar Brahimi. Ndërsa zevëndësministri i Jashtëm sirian, Faisal Mekdad, akuzoi grupet e armatosura se i kanë penguar deri tani këto grupe të popullsisë vendase, për t'u larguar nga zonat në fjalë. Në pjesë të ndryshme të pushtuara të qytetit Homs qindra njerëz raportohet të kenë mbetur të bllokuar, madje edhe disa prej tyre që janë të sëmurë pjesërisht në gjendje të rëndë.

Në të njëtën kohë delegacioni qeveritar sirian u tregua i gatshëm ta lajojë autokolonën e OKB-së me ndihma që të depërtojë tek njerëzit në nevojë. Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Brahimi foli për një hap të suksesshëm të bisedimeve. Këtë të hënë (27.01.2014) do të bisedohet edhe për kushtet për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve. Opozita ia paraqiti kërkesën delegacionit qeveritar me një listë me 47.000 emra peresonash, të cilët mbahen nga grupet e armatosura.