1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skllevër pune dhe vajza shërbyese pa të drejta - Dita ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve

Vladimir Myler11 Qershor 2005

Puna e fëmijëve egziston qëkurse egzistojnë edhe njerëzit. Jo çdo fëmijë që punon është i rrezikuar dhe jo çdo formë e punës së fëmijëve është e ndaluar. 12 qershori është dita ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve e shpallur nga OKB-ja me qëllim që të tërhiqet vëmendjea e opinionit për ata fëmijë që detyrohen të punojnë në kushte skllavërie, për ata të mitur që detyrohen të bëjnë shëbrime seksuale apo edhe aktivitete të tjera ilegale. Një fat të tillë e kanë rreth 180 milionë fëmijë në botë, sipas organizatave të ndryshme. Këto të fundit po i intensifikojnë masat për të luftuar shfrytëzimin e fëmijëve në mbarë botën.

https://p.dw.com/p/ArOy
Fotografi: dpa

"Parimisht, mendoj unë, është e dobishme të thuash: çdo punë që në thelb i shkel të drejtat e fëmijës, nuk është punë për fëmijë." Kështu shprehet Klaus Heidel, koordinatori në "Forumin e punës së fëmijëve", një rrjet ky i organizatave jo qeveritare gjermane. Fëmijët rropaten në të gjitha fushat e ekonomisë dhe pothuajse nuk ka asnjë aktivitet që nuk e kryejnë edhe fëmijët. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës shumica e fëmijëve punojnë në të ashtuquajturin sektori informal i ekonomisë, pra atje nuk egzistojnë as kontrata dhe as shërbime sociale. Fëmijët punojnë me prindërit në bujqësi, punojnë nëpër fabrika apo shërbejnë nëpër shtëpi. Katër në pesë fëmijë që punojnë nuk paguhen.

"Numrin absolutisht më të lartë të fëmijëve që punojnë e ka Azia, kryesisht Azia jugore, dhe një pjesë e mirë e Afrikës. Në Azinë jugore kjo lidhet ngushtë me sistemet tradicionale sociale, në Indi dhe në Nepal kjo ka të bëjë edhe me sistemin e kastave. Në Afrikë ka rritje të ndjeshme të punës së fëmijëve edhe si pasojë e proceseve të varfërimit ekonomik."

Në Gjermani qysh në vitet 90 janë ndërmarrë iniciativa për të luftuar fenomenin e punës së fëmijëve në subkontinentin indian në sektorin e prodhimit të sexhadeve. Iniciativa më e njohur "Rugmark" është një bahskim i prodhuesve e tregtarëve të sixhadeve dhe organizatave të ndihmës. Disa qindra prodhues dhe eksportues sixhadesh në Indi dhe në Nepal kanë nënshkruar kontrata për liçencat. Me këtë ata zotohen të mos punësojnë fëmijë nën moshën 14 vjeç, të paguajnë pagë minimale si dhe të paraqesin hapur porositë. Prodhuesit paguajnë 0.25% dhe importuesit 1% të çmimit të importit për iniciativën "Rugmark". me këto të ardhura kjo lëvizje financon vëzhgimin e produkteve me stampën përkatëse nëopërmjet inspektorëve të pavarur dhe ajo që
është më e rëndësishmja paguan kurset e rehabilitimit dhe shkollimit për fëmijët që dikur janë shfrytëzuar në këtë sektor. Nën stampën "Rugmark" garantohet që sixhadet e eksportuara nuk janë punuar nga duart e fëmijëve:

"Unë mendoj në sektorë të caktuar të ekonomisë, si në rastin e industrisë së sixhadeve, është mjaft i rëndësishëm stampimi i mallit. Por parimisht më duhet të them, se në mbarë botën punojnë më pak se 5% e numrit të fëmijëve në degën e eksportit, në këtë mënyrë stampimi i tillë i mallrave nuk ndryshon shumë në problematikën e përgjithshme."

Një nismë e re po intensifikohet gjithnjë e më shumë në vende të ndryshme: qëllimi është forcimi i të drjetave të fëmijëve. P.sh. organizatat në disa rajone të Indisë angazhohen për "formësimin njerëzor" të punës së fëmijëve - fjala ëhstë këtu për shkurtimin e kohës së punës, mbrojtjen shëndetësore dhe për pagesa më të mira. Por edhe këtu duhet vepruar në mënyra të ndryshme, thotë Klaus Heidel:

"Le të krahasojmë gjendjen e një gjahstë vjeçari në Indi që shfrytëzohet dhe e detyrojnë të rropatet për hir të ndonjë borxhi duke punuar në kushte skllavërie p.sh. në gurore me gjendjen e një vajze 13 vjeoare që shet ëmbëlsira në rrugët e Managuas. Këto dy raste na bëjnë të qartë, se ka forma të ndryshme të punës së fëmijëve ndja të cilave duhet reaguar ndryshe. Ndërsa në rastin e parë djalosshi duhet të shpëtohet sa më parë prej punës në gurore, sepse kjo është njëpunë që nuk mund t´ia përmirësosh kushtet, në rastin e vajzës që shet puna qëndron ndryshe. Ajo edhe mund të punojë kështu por duhet të rregullohet në mënyrë të atillë që ajo të mund të shkojë edhe në shkollë pa u dëmtuar nga puna."

Puna e fëmijëve dënohet nga konventa e OKB-së e vitit 1989. Mbi 130 shtete e kanë ratifikuar atë deri më sot. Në vitin 2002 u shpall për herë të parë të dita ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, që kremtohet çdo vit më 12 qershor. Qysh nga viti 2003 në kuadër të kësaj dite sensibilizuese tërhiqet vëmendja e opinionit jo vetëm ndaj punës së fëmijëve por edhe ndaj kontrabandës së të miturve.