1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Solana shpreson që propozimi i Ahtisaarit të jetë kompromis

Anila Shuka17 Janar 2007

Mbas takimit të ministrit gjerman të mbrojtjes Franz Josef Jung, me shefin e diplomacisë së BE-së, Javier Solana

https://p.dw.com/p/Ar9A
Javier Solana
Javier SolanaFotografi: AP

"Unë shpresoj ende se do të jetë një kompromis mes Prishtinës dhe Beogradit, tha Solana duke pasur parasysh propozimin e Ahtisaarit për të ardhmen e Kosovës. "Nuk dua të jem ëndërrimtar, por duhet të mendoj se është ende e mundshme që kjo të ndodhë". Shefi i diplomacisë evropiane e ka deklaruar këtë mbas një takimi që zhvilloi të mërkurën më 17 janar me ministrin gjerman të mbrojtjes, Franz Jozef Jung.

Solana gjithashtu tha se shpreson që nga zgjedhjet e 21 janarit në Serbi do të dalë një qeveri pro-evropiane, që do të thotë: "Pro vlerave që ne mbrojmë, pro angazhimit demokratik në nivel rajonal, që do të thotë angazhim për stabilizimin e Ballkanit. Shpresoj shumë që ajo qeveri do të vazhdojë të angazhohet në zgjidhjen e problemit të Kosovës."

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Jozef Jung, ndodhej në Bruksel për të biseduar me shefin e diplomacisë së BE-së, mes të tjerash edhe për misionin e ardhshëm të BE-së pas zgjidhjes së statusit. Jung theksoi nevojën e një solidariteti të ngushtë mes Nato-s ndaj BE-së, e cila do të marrë në dorë sektorin e gjyqësisë dhe të policisë. Jung tha gjithashtu se dëshiron që "neogciatat do të sjellin një rezultat pozitiv dhe që ndaj tyre të reagohet në mënyrë të atillë, që të vazhdohet me zhvillimin e qendrueshëm dhe paqësor në rajon."

Dy politikanët biseduan edhe për angazhimin e BE-së në Afganistan.