1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sot është Dita Ndërkombëtare e të drejtave të njeriut

Klaus Dahman10 Dhjetor 2004

Në 10 dhjetor 1948 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Kartën për të drejtat e njeriut. Prej asaj kohe kjo ditë ka mbetur si Dita Ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Në dhjetëvjeçarët e fundit janë bërë arritje të konsiderueshme në këtë fushë, kujtojmë këtu, ngritjen e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës apo Kartën e të drejtave themelore të Bashkimit evropian. Megjithatë përpjekjet për respektimin e të drejtave të njeriut ju mbesin organizatave joqeveritare

https://p.dw.com/p/ArRQ


E drejta për Jetë, Liri dhe Siguri, Barazia para ligjit, ndalimi i me ligj i diskriminimit, skllavërimit dhe torturës - këto të drejta themelore janë të sanksionuara në Karta e kushtetuta të panumërta. Duke filluar qysh me të ashtuquajturën "Virgina Bill of Rights"- karta amerikane për të drejtat e miratuar në vitin 1776, vazhduar më Kartën për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara deri tek Karta e Bashkimit Evropian për të drejtat themelore. Dihet prej kohësh që implementimi i këtyre idealeve nuk mund t'i lihet vetëm shteteve që e kanë miratuar atë. Pasi shpesh janë organet e shtetit ato që cënojnë të drejtat themelore të qytetarëve. Edhe Komisioni për të drejtat e njeriut në Gjenevë nuk mund t'a zgjidhë këtë problem megjithë konferencat periodike, thjesht për faktin se edhe në këtë organ të Kombeve të Bashkuara ulen së bashku përfaqësues të qeverive.
Një hap tjetër të rëndësishëm shënon edhe Këshilli i Evropës me seli në Strasburg, i cili ka themeluar edhe Gjykatën për të drejtat e njeriut. Por megjithëse kjo gjykatë politikisht është e pavarur, ajo nuk zotëron të gjitha kompetencat për të vendosur sanksione me qëllim të impelmentimit të plotë të vendimeve të saj. Këmbëngulje gati të pathyeshme ndaj vendimeve të gjykatësve të Strasburgut tregojnë Turqia, Rusia dhe Italia, dhe kjo rezistencë e këtyre vendeve deri më sot nuk ka pasur pasoja të dëmshme për to.
Nuk mjafton të mbrosh fjalimet e rastit këto ideale, të nënshkruara në konventa. Njëlloj si më parë regjimet totalitare përndjekin kritikët e tyre madje ua mbyllin gojën përmes burgimeve afatgjata. Shembulli më i qartë, për këtë Birma. Por ka edhe rajone si ai i Darfurit, ku pushteti me qëllim lejon anarkinë dhe përkrah tërbimin e njerëzve që përdhunojnë gra e vrasin fëmijë. Madje vetë SHBA, të cilët mbahen si modeli i demokracisë në botë krijuan Guantanamon, një zonë boshe përsa i përket të drejtave të njeriut.
Edhe kancelari gjerman Gerhard Shrëder duhet të dëgjojë akuzën e dyfytyrësisë. Qeveria e tij e koalicionit vërtet e shkruan më gërma të mëdha në politikën e saj mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por në dialogun me Moskën dhe Pekinin kancelari gjerman hesht për këtë temë. Me sa duket nga frika se mos cënohen marrëdhëniet ekonomike me këto vende. Megjithëse ka shumë suksese në letër, shumë politikanë vënë interesat e tyre për pushtet dhe oportunizmin politik para respektimit të të drejtave të njeriut. Për sa kohë që kjo nuk ndryshon mbetet vëtëm angazhimi i "Amnesty International" apo "Human Rigeht Watch" për të luftuar për respektimin e të drejtave të njeriut.