1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sot ekzekutohet i 1000-ti amerikan

Daniel Sheshkevitz2 Dhjetor 2005

Në shtetin federal të North Carolina ekzekutohet sot veterani i Vietnamit, Kenneth Boyd. Ai është i 1000-ti amerikan, që ekzekutohet që prej vitit 1976

https://p.dw.com/p/AqsA
Ekzekutimi! Nr. 1000
Ekzekutimi! Nr. 1000Fotografi: AP

Në SHBA dënimi me vdekje u rivendos në vitin në vitin 1976 përmes një vendimi të gjykatës supreme. Që atëherë për ekzekutimin vendosin guvernatorët e secilit shtet federal. Presidenti amerikan Bush është përkrahës i dënimit me vdekje. Por në SHBA dënimi me vdekje nuk është më i padiskutueshëm.

Dënimi me vdekje është i diskutueshëm

Dënimi me vdekje në SHBA është më i vjetër se sa vetë vendi. Që prej fillimit të kolonizimit në vitin 1608 në territorin e mëvonshëm të SHBA u dënuan legalisht më shumë se 16.000 vetë. Këtu nuk janë llogaritur ekzekutimet e panumërta në luftën civile. Më parë dënimi ishte me varje, sot të dënuarit sipas shtetit federal dënohen me karrigë elektrike apo me gjilpërë me helm. Jo gjithmonë dënohet ai që duhet. Jennifer Dasakl i organizatës për të drejtat e njeriut "Human Right Watch": "Që nga viti 1973 në më shumë se 120 raste i denuari me vdekje është liruar më vonë nga faji, sepse janë gjetur dëshmi për pafajësinë e tij. Fakti, që ne ndoshta ekzekutojmë një të pafajshëm, është argumenti më i fortë kunder dënimit me vdekje."

Presidenti Bush është përkrahës i bindur i dënimit me vdekje. Shteti nga ai vjen Texasi mban në SHBA rekordin në kryerjen e dënimit me vdekje, më shumë se 370 që prej rivendosjes së ligjit. Bush tha në vitin 2000: "Detyra ime është që të kujdesem për respektimin e ligjit. Unë jam për dënimin me vdekje. Ai shpëton jetë njerëzish."

Por pikërisht kjo është e diskutueshme. Në shtetet federale amerikane, në të cilat kryhet dënimi me vdekje niveli i krimeve dhe vrasjeve është deri 40% më i lartë se atje ku ai është nën moratorium. Shumica e amerikanëve as nuk besojnë në efektin frikësues të dënimit me vdekje, madje po aq pak edhe në mundësinë e rehabilitimit të keqbërësit apo në shlyerjen e fajit në një kohë të kufizuar të një krimi si vrasja. Në dënimin me vdekje shumica e amerikaneve kërkon drejtësi. Megjithatë numri i përkrahësve të dënimit me vdekje po bie. Ndërsa para 10 vjetesh rreth 70% e amerikaneve e konsideronin veten si perkrahes së denimit me vdekje, sipas anketimeve të fundit janë vetëm 64% ata që e përkrahin atë. Kjo është kuota më e ulët që prej 27 vjetesh. Dhe gjithnjë e më shumë guvernatorë e lënë denimin me vdekje që të rishqyrtohet nga gjykatat. Si psh. guvernatori demokrat i Virginias Mike Warner, i cili e fali në fillim të javës kandidatin e 1000- të, sepse kishte patur dyshime në dëshmitë e mjekësisë ligjore.

Dallime raciste tek të dënuarit me vdekje

Në mars gjykata e lartë ndaloi denimin me vdekje për minorenët, dhe në qershor e njëjta gjykate shpalli të pavlefshëm një dënim me vdekje në shtetin federal të Texasit, sepse gjykata nuk kishte të zinj në juri. Kundërshtaret e denimit me vdekje që prej vitesh theksojnë diskriminimin e të zinjve nga praktika e dënimit me vdekje. Jenifer Dsakl e organizates për të drejtat e njeriut "HRW"
thotë: " Mundësia që një qytetar i zi amerikan të dënohet me vdekje është shumë e madhe se sa tek të bardhet. Dhe veçanërisht interesant është fakti, se një i zi, i cili dënohet për shkak të vrasjes të një bardhi, merr shumë me shpesh denimin me vdekje, se sa një i bardhë, që vret një të zi."

Qeveria e sheh çështjen ndryshe. Ish ministri i drejtësisë, John Ashcroft tha gjatë një interviste para senatit amerikan: "Nuk ka të dhëna që në praktikimin e dënimit me vdekje të diskriminohet një racë."

Por të bien në sy edhe dallimet gjeografike. Më shumë se gjysma e ekzekutimeve që prej rivendosjes së dënimit me vdekje janë kryer në tre shtetet jugore të SHBA Texas, Virginia dhe Oklahoma. Shumë nga shtetet federale veriore si Vermont dhe Viskonsin e kanë vendosur denimin me vdekje nën një moratorium apo e kanë hequr fare. Në përgjithësi numri i dënimeve me vdekje po bie. Në vitin 2004 janë ekzekutuar 59 të burgosur, gjashtë më pak se sa një vit më parë.