1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanja drejt mosqeverisjes?

Santiago Saez8 Gusht 2016

Shtatë muaj negociata dhe spanjollët nuk kanë ende një qeveri të re. A do t'u duhet atyre të votojnë për herë të tretë brenda një viti?

https://p.dw.com/p/1Jd9y
Fotografi: DW

Në këtë çështje të gjitha segmentet e shoqërisë spanjolli janë të një mendjeje. "Është turp," mendon pensionisti Luis Gomez. "Është një problem i madh", thotë menaxherja Marina Avila. "Ky është një lajm vërtet i keq," thotë punonjësi të bankës Alberto Valentin.

Sondazhet e fundit tregojnë se pas votimeve në dhjetor dhe në qershor gjithnjë e më pak vetë do të merrnin pjesë në zgjedhje të reja - dhjetë për qind më pak se në korrik. Në këtë mënyrë numri i votuesve që nuk do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të arrijë një kulm prej 40 për qindësh.

Spanien Regierungssuche
Fotografi: picture-alliance/AA

"Njerëzit janë të lodhur dhe indiferenca shtohet", thotë Fermin Bouza, ekspert për opinionin publik dhe sjelljen e votuesve pranë Universitetit të Madridit. "Njerëzit duan ndërkohë vetëm një qeveri." Aktualisht nuk duket se prej zgjedheve të reja do të përfitojë ndonjëra nga partitë spanjolle, tha Bouza në një intervistë për DW. "Unë nuk pres ndryshime të mëdha - e shumta një rritje të vogël në vota për partitë e majta", thotë ai.

Aleancat të pamundshme

Partia e vogël rajonale Ciudadanos i siguroi Partia Popullore në pushtet (PP) se do të abstenojnë në rastin e një vote besimi. Por për të shmangur zgjedhjet të tjera të reja kryeministrit të Spanjës Mariano Rajoy i duhet të bindë socialistët që të heqin dorë nga rezistenca e tyre në parlament. Prej votave të Partisë Socialiste së Punëtorëve (PSOE) pas gjithë gjasash mocioni i mosbesimit do të dështojë.

Barbara Garcia, punon si kamariere në një kafe në një lagje të pasur të Madridit. "Politikisht, unë nuk mendoj se si shumica e njerëzve këtu", thotë ajo duke zbardhur dhëmbët. Ajo thotë se preferon një koalicion të majtë të udhëhequr nga qeveria e Rajoy-it. Edhe pse kjo është thjesht e keqja më e vogël. "Të gjithë ata, djathtas dhe majtas, mendojnë vetëm për veten e tyre dhe jo për qytetarët", thotë ajo.

Pensionisti Jose Luis Gomez mbështet konservatorët. "Të gjithë politikanët janë fajtorë," thotë për DW-në. PP-ja duhet të qeverisë, mendon ai, por pa Rajoy-in. "Çelësi qëndron te PSOE-ja, por Rajoy nuk di si negociohet. Ai duhet të ishte larguar kohë më parë."

Spanien Regierungssuche
Fotografi: Reuters/S. Vera

Frika prej shpenzimeve

Tatimpaguesit apanjollë kanë frikë sidomos prej kostove të një raundi të ri votimesh. Për dy zgjedhjet e fundit qeveria spanjolle ka shpenzuar 130 milionë euro për secilën. Një herë të tretë spanjollët nuk duan ta paguajnë një faturë të tillë. "Kjo është absurde. Ne shkurtojmë ndihmat sociale, por shpenzojmë shuma të mëdha për fushata politike të padobishme, që vetëm na sjellin përsëri në pikën e fillimit," thotë menaxherja Marina Avila.

Votuesit spanjollë shqetësohen jo vetëm kostot e drejtpërdrejta. Alberto Valentin, i cili punon për një bankë të madhe, ka frikë se paqëndrueshmëria politike mund t'i frikësojë investitorët ndërkombëtarë. "Në një situatë të tillë krijohet pasiguri ekonomike", thotë ai. "Për hir të popullit spanjoll ata duhet të arrijnë një marrëveshje", shton Valentini duke iu referuar negociatorëve të partive politike.