1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SPD: Tё luftojmё, tё luftojmё dhe tё luftojmё

26 Qershor 2017

Nё Kongresin e Partisё Socialdemokratё tё Gjermanisё u miratua programi elektoral. Ish-kancelari Gerhard Schröder me fjalimin e tij inkurajoi partinё nё sfondin e rёnies nё sondazhe.

https://p.dw.com/p/2fLwZ
Deutschland SPD Programmparteitag in Dortmund | Martin Schulz umarmt Gerhard Schröder
Fotografi: picture alliance/dpa/J. Güttler

Sa kokёҁarje i ka krijuar ai partisё! Gerhard Schröder-i, nga viti 1998 – 2005 kancelari i parё socialdemokrat qё pas Helmut Schmidt-it! "Shoku bos", i cili nuk e ka fshehur, se preferon kostume tё shtrenjta dhe puro, i cili duke pasur parasysh tё papunёt dhe ata me asistencё sociale i vuri ata para pёrgjegjёsisё dhe realizoi reformёn nё tregun e punёs pёrmes programit tё tij Agjenda 2010 dhe paketёn e asistencёs sociale tё ashtuquajtur Hartz-IV. Ai qё presidentin rus Vladimir Putin e ka cilёsuar si njё „demokrat tё pastёr" dhe qё pas tёrheqjes nga posti kaloi nё kёshillin mbikqyrёs tё shoqёrisё aksionare tё gazit dhe naftёs Nord Stream e u bё njё lobiist i ekonomisё.

Tё gjitha ia kemi falur ndёrkohё duket sikur mendojnё socialdemokratёt teksa 73 vjeҁari merr fjalёn nё Kongresin e partisё nё Dortmund. Rreth 600 delegatёt dhe afro 6000 tё ftuar e dinё, se kanё nevojё pёr tani pёr Schröder-in.  Mё 2005 ai nё etapёn e fundit tё luftёs elektorale arriti ta rikuperojё masivisht pozitёn e partisё nga njё pozicion i pёrkeqёsuar dukshёm nё sondazhe.

"Ne pёrmirёsuam situatёn me 20% tё pikёve dhe kёsaj ia arritёm vetёm brenda pak javёsh ", kujton Schröder. Nё fund ndonёse me rezultat tё ngushtё, kuota nuk mjaftoi pёr krijimin e qeverisё, SPD-ja u rendit vetёm 1% pas CDU-sё. "Por ne luftuam", tha Schröder. "Ajo qё ishte e mundur atёherё, tё dashur shoqe e shokё, ёshtё e mundur edhe sot."

Deutschland SPD Programmparteitag in Dortmund | Gerhard Schröder
Gerhard SchröderFotografi: picture alliance/dpa/G. Kirchner

Koka tё varura, detyra tё mёdha

Duartrokitje shpёrthejnё. Schröder-i paraqitet si traineri i motivimit, pёr tё cilin ka nevojё partia. Rezultati i zgjedhjeve parlamentare ende nuk ёshtё vendosur, bёn thirrje ai nё Kongresin qё zhvillohet nё arenёn Westfallenhalle nё Dortmund. "Zgjedhjet nuk i vendosin as gazetarёt, as anketuesit. Janё votuesit ata qё e vendosin rezultatin." Kjo ёshtё ajo qё do tё dёgjojё partia nё kёto ditё. Kanё kaluar tre muaj qёkurse Martin Schulz ёshtё zgjedhur kryetar i SPD-sё dhe njёkohёsisht edhe kandidat pёr kancelar. Qysh atёherё kuotat nё sondazhe qё urritёn si me katapultё fillimisht tani kanё filluar tё bien dukshёm. 13 javё para zgjedhjeve pёr Bundestagun mё 24 shtator kryeson unioni konservator.

Deutschland SPD Programmparteitag in Dortmund | Martin Schulz
Martin Schulz Fotografi: Reuters/W. Rattay

Gerhard Schröder: Pushtetin duhet ta duash!

Pёrse? Kjo pyetje diskutohet vetёm me dyer tё mbyllura. Tani e dinё tё gjithё qё nuk ёshtё koha pёr diskutime parimore. "Ka edhe nё radhёt tona ndokёnd, qё e var kokёn ", konstaton Schröder. Por tani duhet tё luftojmё, thotё ai dhe u bёn thirrje shokёve tё partisё, qё tё avancojnё mё tej. "Pushtetin duhet ta duash." Kjo vlen edhe pёr Martin Schulz-in. Vetёm ai qё e do patjetёr postin e kancelarit, edhe do ta marrё atё. "Nё rrugёn drejt kёtij posti nuk duhet tё ketё dyshime tek vetvetja. As tek kandidati dhe as tek ju."

Schulz pёrqendrohet tek programi

Njё apel ky, qё padyshim e prek Schulz-in. Kryetari i SPD-sё dhe kandidati pёr kancelar nuk e pёrmend me asnjё fjalё situatёn e ulje-ngjitjeve, qё iu desh ta pёrjetojё gjatё kёtyre tre muajve. Rreth 80 minuta Schulz flet nё kongres pёr programin e partisё, qё debatohet nё kongresin nё Dortmund. Martin Schulz oral ёshtё mё e mira qё mund tё ofrojё SPD-ja.

"Zeit für mehr Gerechtigkeit" - Koha për më shumë drejtësi

Martin Schulz paraqet njё program tё ngjeshur me tema: taksat, pensionet, arsimi apo infrastruktura – me kёmbёngulje dhe precizion SPD-ja javёt e fundit ka pёrpiluar programin elektoral. Schulz thekson kёrkesёn e SPD-sё pёr heqjen „e tarifave nёpёr kopshtet e fёmijёve deri nё shkollat e larta ", pёr "tё drejtёn e kujdestarisё pёrgjatё gjithё ditёs pёr fёmijet nё shkollёn fillore " dhe pёr „kohёn nё familje, nё mёnyrё qё familja sёrish tё ketё mundёsi pёr tё qenё mё gjatё sё bashku ". SPD-ja do tё angazhohet pёr mё shumё drejtёsi, e nё kёtё drejtim bёn pjesё edhe kuota e sigurimit shёndetёsor, pёr tё cilin duhet tё paguajnё sёrish njёsoj si punёmarrёsi edhe punёdhёnёsi. Po ashtu synohet stabilizimi i nivelit tё pensioneve nё mёnyrё tё tillё, qё brezi i ri tё mos rёndohet me tarifa pёr pensionet.

Me zemёr tё flaktё pёr Europёn

Pas gati njё ore fjalim Schulz u ndal edhe tek tema e preferuar e tij, Europa, e cila sipas tij ndodhet sot nё kthesё dhe duhet rikonceptuar. "Si vendi i iluminizmit, i tё drejtave tё njeriut, i ҁarmatimit, i pёrparimit civil, i transformimit tё forcave tё lira tё ekonomisё nё epokёn digjitale dhe pёrparimit social", nёnvizoi ish-presidenti i Parlamentit tё BE-sё. Pёr shumё tema tё politikёs sё brendёshme, ia vlen tё bёsh luftё elektorale, tha Schulz. Por pёr idenё europiane „ia vlen tё luftosh me zemёr tё flaktё ", theksoi Martin Schulz.