1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sport: Bundesliga dhe kampionati botëror i skive

Eliana Xhani15 Shkurt 2009

Berlini kryesuesi i ri i tabelës së Bundesligës. Maria Rish fiton medaljen e dytë të artë për ekipin gjerman në kampionatin botëror të skive.

https://p.dw.com/p/GuZK
Pamje nga ndeshja Herta Berlin - Bajern Mynih
Pamje nga ndeshja Herta Berlin - Bajern MynihFotografi: AP

Herta e Berlinit është kryesuesi i ri i tabelës së Bundesligës. Në javën e 20-të të kampionatit ajo fitoi 2:1 kundër Bajernit të Mynihut dhe ka tani një pikë më shumë sesa Hofenhajmi. Bajerni është tani i treti. Trajneri i Hertës, Lucien Favre tha pas takimit: "Jam shumë i kënaqur. Ekipi funksionoi sot si një trup i vetëm."


Kriza duket se nuk po merr fund tek klubet e njohura Verder Bremen dhe Shalke 04. Verderi nuk ia doli të korrte fitoren e parë të raundit të kthimit as kundër të fundit, Gladbahut. Takimi përfundoi 1:1. Shalke humbi 1:2 derbin e Rurit me Bohumin. Mjaft interesant ishte dueli midis Hanoverit dhe Shtutgartit, që u mbyll 3:3.


Ski:


Maria Rish fitoi medaljen e dytë të artë për ekipin gjerman në kampionatin botëror të skive në Val d'Isère. 1 minutë 51 sekonda e 80 të qindtat ishte koha me të cilën Rish zuri vendin e parë në slalom.