1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Stambolli atraktiv per gjithnjë e më shumë gjermano-turq

Suzane Balthasar26 Korrik 2006

Rreth 40.000 shtetas turq largohen mesatarisht çdo vit nga Gjermania dhe kthehen në atdhe. Shkaqet janë të ndryshme: tregu i punës në Turqi paraqitet më i favorshëm, djelli shkëlqen më shpesh se në Gjermani, dhe Stambolli është një qytet i mrekullueshëm.

https://p.dw.com/p/ArAU
Pazar ne Stamboll
Pazar ne StambollFotografi: AP

Një restorant në Stamboll në lagjen Karkëy. Kati i tetë, nga dritarja shpaloset panorama e qytetit, tarraca është e madhe. Është ora shtatë dhe sapo kanë hyrë mysafirët e parë. Xhigdem Akkaya ka ftuar së bashku me dy shoqet e saj gjermano-turke ata që kthehen nga Gjermania. Në Stamboll ajo organizon kongrese dhe udhëtime për firma ndërkombëtare e kryesisht gjermane.

Më në fund mund të flasim gjermanisht, gëzohet Xhigdem Akkaya, që më parë punonte në qendrën për hulumtime turke në Essen. Shikoni se sa do të vijnë, ajo tregon listën e rezervimit: 40, në takimin e parë ishin vetëm 10. "Dëshira për t'u kthyer është rritur sidomos tek brezi i ri në Gjermani," thotë ajo.

Jasmina ka pasaportën gjermane dhe jeton në Bremen. Tani ka gjetur punë në një agjenci në Stabmoll: "Sapo kisha përfunduar universitetin dhe isha shumë e motivuar të gjeja një punë. Kalova pushimet njëherë këtu dhe konstatova që këtu kanë nevojë për mua. Në Gjermani e shoh tek miqtë e mi, kërkojnë punë dhe nuk gjejnë."

Mark Landau është drejtor i dhomës tregarre gjermano turke në Stamboll. Gjithmonë e më shumë të diplomuar në Gjermani kërkojnë punë tek ai. "Shumica janë me shkollë dhe duan të punojnë këtu, megjithëse e dinë se fitojnë më pak," - thotë Landau.

Kush e njeh kulturën gjermane ka shanse shumë të mira. Gjermania është partneri i kryesor i tregtisë në Turqi. Por në fillim është i nevojshëm edhe ambjentimi, madje edhe për ata që e njohin kulturën turke, si sociologja nga Berilini Alev Karatas. "E kisha parafytyruar më të lehtë. Në fillim m'u desh të punoja gati 70 orë në javë. Dhe sa më shumë që punoja aq më shumë punë më jepnin. Qysh në javën e parë në vendin e parë të punës kishte shumë njerëz që pushohehshin pas një jave. Unë isha e vetmja që rrija dhe shikoja se si iknin e vinin të tjerët dhe isha plot frikë, se dhe me mua do të ndodhte një gjë e tillë."

Alev punon tashmë që prej tre vjetësh në Stamboll dhe e ndjen veten shumë mirë: Si gjermane në Turqi, gjithsesi më mirë se turqit në Gjermani thotë ajo.